Kryesore

Moti i keq/ Anulohen deri të hënën në mbrëmje, udhëtimet me linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë. Ndalohet dhe dalja e mjeteve të vogla në det

Autoriteti Portual i Vlorës, ka njoftuar se për shkak të motit të keq, duke nisur nga sot (e diel) deri të hënën (24 mars) në ora 22:00, do të anulohet udhëtimi me tragetin e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë. Gjithashtu, në datat 23-25 mars do të ndalohet dhe lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, do të anullohet deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike detare e cila do të jetë mbas orës 22:00 të datës 24.03.2025”, thuhet në njoftim.

Të lidhura

None found

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 23-25.03.2025 duke filluar nga ora 08:00 datë 23.03.2025 në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri 8-9bft me shpejtësi ere deri 25-40m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

1.ËSHTË NDALUAR PAISJA ME LEJE-NISJE I MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TE PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË NË DET TË HAPUR DUKE FILLUAR NGA ORA 06:00 DATË 23.03.2025.

2.TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA DHE JASHTË GJIRIT TË VLORËS TË MARIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, do të anullohet deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike detare e cila do të jetë mbas orës 22:00 të datës 24.03.2025.

4.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 25.03.2025.

të fundit

Gas Cylinder Explosion in Lezhë: Relative Says Family Came from Italy for a Wedding

Një i afërm i familjes Kola ku shpërtheu bombula e gazit, ka rrëfyer detaje mbi shpërthimin e bombolës së gazit…

1 hour ago

Alban Xhaferi: Problemi i Vllaznisë nuk kufizohet te një ndeshje, akuza ndaj gjyqtarëve të VAR-it

Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëPresidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka shpërthyer në rrjetet sociale me një reagim të ashpër pas…

1 hour ago

FSHF dënon goditjen e arbitrit nga Alban Xhaferri pas sfidës Elbasani–Vllaznia

FSHFFederata Shqiptare e Futbollit dënon me forcë incidentin e rëndë të ndodhur pas përfundimit të ndeshjes AF Elbasani–Vllaznia, ku Presidenti…

2 hours ago

Horoskopi 30 Gusht 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, financat dhe karrierën

Dashi Çdo gjë do ece me se mire sot mes jush dhe atij qe keni ne krah. Do jeni largpamës…

2 hours ago

Shpërthimi i bombolës në Lezhë/ Dëshmia e të afërmit: Familja erdhi nga Italia për dasmë

Një i afërm i familjes Kola ku shpërtheu bombula e gazit, ka rrëfyer detaje mbi shpërthimin e bombolës së gazit…

2 hours ago

Edi Martini përjashtohet nga loja, Maletaj i tregon kartonin e kuq trajnerit të Vllaznisë

Trajneri i Vllaznisë, Edi MartiniTrajneri i Vllaznisë, Edi Martini e ka mbyllur ndeshjen e sotme duke u ndëshkuar me karton…

2 hours ago