Sot u zhvillua seanca e parë e sesionit të ri parlamentar e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi atë të Sterilizimit dhe Check Up.
Sot në këtë komision do të dëshmojnë disa ish-drejtues të QSUT-së. I pari që ishte thirrur për koncesionin e Sterilizimit si dëshmitar, ishte ish-drejtori i QSUT-së Enekel Joti.
None found
Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi e ka pyetur Jotin për raportin e KLSH-së në 2019-ën ku thuhet se ambienti prej 700 metrash katrorë i ishte vënë koncesionarit në QSUT për të bërë procesin e sterilizimit pa marrë pagesë qiraje mujore.
Enkelejd Joti: Ne monitoronim zbatimin e pikave që kanë pasur në kontratë për t’i dhënë shërbim QSUT.
Albana Vokshi: I referohem njërit prej auditimeve të bëra në QSUT nga ju kur ishit kreu i KLSH në 2019-ën. Janë bërë një sërë vërejtjesh, po ashtu ka qenë gjetje e KLSH se ju i keni dhënë koncesionarit më shumë se 700 metra katrorë pa qira. A keni marrë ju masat e duhura për zbatimin e rekomandimit të KLSH?
Enkelejd Joti: Nuk e di a e keni marrë kontrollin e KLSH për zbatimin e rekomandimeve të KLSH. Dhënia pa qira ka qenë e përcaktuar në kontratë. Gjetja e KLSH ka qenë që ministria e Shëndetësisë të rishikojë mundësinë e futjes së qirasë. Kjo ka qenë detyrë e ministrisë.
Albana Vokshi: Në cilin nen të kontratës parashikohet që lihet falas?
Enkelejd Joti: Nëse më lini kohë mund të pyes sepse nuk isha i përgatitur për këtë gjë.
Albana Vokshi: Jeni thirrur për koncesionin e sterilizimit. Për këtë do bëheshin të gjitha pyetjet jo për gjëra të tjera. Në cilin nen thuhet që QSUT duhet të lërë falas në dispozicion të koncesionarit këtë ambient prej 700 metrash katrorë? Sepse unë nuk e kam lexuar një gjë të tillë.
Enkelejd Joti: KLSH rekomandoi që kontrata e qirasë duhet të paguhet nga koncesionari, e ka lënë detyrë te drejtori që duhet ta raportonte tek ministria dhe kjo gjë ka ndodhur.
Albana Vokshi: Është gjetur shkelje dhënia pa qira për kryerjen e procedurave të sterilizimit pajisjeve mjekësore. Ndërkohë ambientet janë të QSUT apo spitaleve të tjera.
Joti tha se nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e ministrisë së Shëndetësisë mbi këtë gjetje të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në diskutime Vokshi tha se dhënia e ambientit pa pagesë qiraje është dëm për buxhetin e shtetit.
Tre pistoleta dhe 34 fishekë, që dyshohet se u trafikuan nga Kosova për t’iu shitur grupeve kriminale në Shqipëri, janë…
Një konflikt familjar në Majtarë të Dibrës, ka rrezikuar të përshkallëzohet, pasi një 34-vjeçar ka dhunuar kunatën e tij, ndërsa…
Aeroplanmbajtësja amerikane USS Abraham Lincoln po zhvillon një nga misionet më të gjata në historinë e marinës amerikane, ndërsa qëndrimi…
Miliona banorë në Angli dhe Uells morën të premten një alarm emergjence në telefonat e tyre, pasi autoritetet paralajmëruan për…
Një operacion kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar në Maminas, ku policia ka sekuestruar…
Radhë të gjata automjetesh janë krijuar këtë fundjavë në pikën kufitare të Qafë Botës, në jug të vendit, si pasojë…