Kryesore

Dinamika e atentatit me 4 të plagosur/ U qëllua me mbi 30 plumba, dyshohet se kanë qenë 3 autorë, dy prej tyre hapën zjarr!

Kryeqytetit u trondit mbrëmjen e kësaj të enjteje (17 prill) nga një atentat me armë zjarri, ku mbetën të plagosur 4 persona, dy prej tyre të mitur.

Objekt i sulmit ishte një makinë G Class, ku ndodheshin 4 persona, 34, 19, 17 dhe 11 vjeç.

Mësohet se autorët kanë ndjekur makinën deri tek rrethrrotullimi i Shkozës, më pas ata kanë hapur zjarr në mënyrë të vazhdueshme.

Nga kamerat e sigurisë dhe nga gëzhojat e gjetur dyshohet se autorët kanë qëlluar me mbi 30 plumba. Mendohet se kanë qenë 3 persona, 2 kanë qëlluar me armë, ndërsa i treti ka patur rolin e shoferit.

Autorët djegin makinën

Si në çdo ngjarje kriminale, autorët pasi kanë kryer krimin janë larguar me nje automjet fuoristradë dhe në zonën e Lundrës e kanë djegur makinen e tyre dhe më pas janë larguar sërish në drejtim të padiur.

ITINERARI

Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë ndjekur mjetin nga rrethrrotullimi i Shkozës dhe kanë hapur zjarr në drejtim të tij gjatë ndjekjes.

Menjëherë pas sulmit, autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi dhe më pas kanë djegur automjetin e përdorur në zonën e Lundrës, në një përpjekje për të humbur gjurmët. Automjeti i djegur mbante targa AA 040 YV, të cilat janë në proces verifikimi nga autoritetet.

TË PLAGOSURIT

Nga atentati dyshohet se janë plagosur katër persona. Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se kanë mbërritur të plagosur me armë zjarri shtetasit Arens Stafa, 34 vjeç, dhe Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë dëmtuar në dorë dhe krah. Gjithashtu, në sallën e operacionit janë futur Dior Demiraj, 11 vjeç, dhe Kian Mullaj, 19 vjeç.

të fundit

Zanetti për Kupën e Botës për Klube: Ne gjithmonë synojmë të arrijmë në finale

Zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti, ka folur për Kupën e Botës për Klube, duke theksuar tranzicionin si trajner nga Simone…

5 minutes ago

Komentet e Ramës, flet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Janë deklarata të zakonshme, kufiri duhet të mbetet te kritika, jo te presioni

Kryetarja e Gjykatës Kushtetues, Holta Zaçaj, ka reaguar për gazetarët sa u përket komenteve të kryeministrit Edi Rama, mbi kërkesën…

6 minutes ago

Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën pas sulmeve ndaj Iranit, thirrje qytetarëve të tij që të jenë vigjilentë

Pas nisjes së sulmeve të gjera ajrore ndaj Iranit, Izraeli ka marrë masa të jashtëzakonshme duke mbyllur të gjitha ambasadat…

35 minutes ago

Gjiganti turk synon transferimin e Neymarit

Sulmuesi brazilian, Neymar Junior mund të rikthehet në futbollin evropian, pasi tashmë ka pranuar një ofertë nga Superliga e Turqisë.…

1 hour ago

137 milionë euro për Leverkusen, arrihet marrëveshja me Florian Wirtz

Liverpool dhe Bayer Leverkusen kanë gjetur marrëveshjen mes tyre për transferimin e Florian Wirtz. Anglezët do të duhet të paguajnë…

1 hour ago

E BUJSHME/ Igli Tare ofron 30 milionë euro, mesfushori shqiptar pranë kalimit te Milan

Ardon Jashari pritet të jetë futbollisti më i ri i Milan. Mesfushori shqiptar ka vendosur që të mbyllë aventurën e…

1 hour ago