Një kontroll rutinë i AKU-së në tregun e Tiranës ka zbuluar se mandarina të mbushura me pesticide kanë përfunduar pa pengesë në tryezat e qytetarëve, duke konfirmuar edhe një herë situatën alarmante të sigurisë ushqimore.
Analizat e ISUV-it kanë konfirmuar tek mandarinat praninë mbi normë të insekticidit Pirimiphos-methyl, një substancë që teorikisht mbron frutat, por praktikisht godet drejtpërdrejt shëndetin e konsumatorëve.
None found
Burime për “Ora News” bënë me dije se sapo u zbuluan rezultatet, u urdhërua tërheqja e menjëhershme e produktit.
Por këtu nis edhe absurdi.
Në kërkesën zyrtare që televizioni “Ora News” i drejtoi AKU-së, institucioni pranon se mandarinat janë prodhim vendas, por askush nuk di të thotë nga kush janë blerë.
Furnizuesi nuk ka paraqitur faturë, nuk ka dokument origjine dhe si për ta mbyllur rrethin,sistemi i gjurmueshmërisë rezulton i munguar. Për pasojë, AKU gjobit subjektin, por mbetet pa asnjë pistë për burimin e produktit.
Në treg kanë qarkulluar 700 kilogramë mandarina të kontaminuara. Nga këto, 660 kg janë konsumuar nga qytetarët përpara se të binte alarmi, ndërsa vetëm 40 kg janë bllokuar nga inspektoret. Produkti i rrezikshëm është shpërndarë vetëm në tregun e Tiranës.
Kjo situatë që ngre pikëpyetje të mëdha: si është e mundur të hyjë në qarkullim një sasi kaq e madhe produkti pa asnjë dokument, edhe pse mekanizmi i gjurmueshmërisë është detyrim ligjor.
Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 2-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës…
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 2-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës…
Deklaratat e Jude Bellingham pas fitores së Anglisë ndaj Norvegjisë në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026 vazhdojnë të shkaktojnë…
Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Francën me rezultat 2-0 në gjysmëfinale, duke…
Mesfushori i Argjentinës, Rodrigo De Paul, ka hedhur poshtë kritikat ndaj paraqitjeve të kampionëve të botës në Kupën e Botës…
Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur…