kosovë

Zyrtarë të lartë të BE-së pritet ta vizitojnë Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin bisedoi për zhvillimet më të fundit në Kosovë, procesin zgjedhor dhe hapat e mëtejshëm për konstituimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në këtë drejtim, Osmani shprehu mirënjohje për angazhimin dhe prezencën e Misionit Vëzhgues të BE-së, raporton KosovaPress.

“Në takim u diskutua gjithashtu për një sërë vizitash të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, të cilët pritet ta vizitojnë Kosovën në javët dhe muajt në vijim. Këto vizita do të jenë një mundësi e mirë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe BE-së, veçanërisht në fushat kyçe të zhvillimit dhe integrimit evropian”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të çuar përpara prioritetet strategjike të vendit, me fokus të veçantë në forcimin e institucioneve demokratike dhe përshpejtimin e rrugëtimit evropian të Kosovës, raporton KosovaPress.

Me këtë rast, presidentja Vsjosa Osmani ripotencoi edhe njëherë rëndësinë e largimit të masave të padrejta, të cilat përfundimisht po i dëmtojnë qytetarët e Kosovës.

Përndryshe, masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës në korrik të vitit të 2023, ende nuk janë larguar për Kosovën.

Tags: Bekosove

të fundit

Rinumërimi i votave në Fier/ Bardhi: SPAK s’ka arsye të vonojë hetimet për Ceno Klosin

Këtë të shtunë, përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i bën thirrje…

14 minutes ago

Dorëheqjet në Bashkinë e Vlorës pas kritikave të Ramës/ Flet Ermal Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve që në janar, çdo punonjës në “skaner”

Task Forca, ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në Vlorë. Ky operacion vjen pas porosisë së lënë nga…

56 minutes ago

Po pres avionët F-35 nga Trump/ Erdogan: Shqetësimet greke janë të pakuptimta

Gjatë bisedës me gazetarët që e shoqëronin në fluturimin e kthimit nga Azerbajxhani, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka…

1 hour ago

Pagesa e Gjestit në koncerte kap shifra marramendëse! Ja sa paguhet për një natë

Fituesi i edicionit të katërt të "Big Brother VIP Albania 4", Gjesti, po e shijon jetën pas këtij rrugëtimi. Ai…

1 hour ago

Tokë e xanun tek “21 Dhjetori”/ Paralajmërimi i Ramës për bizneset: Hiqni barrikadat dhe lironi trotuaret, ndryshe…

Kryeministri Edi Rama, ka denoncuar një tjetër rast të zaptimit të hapësirave publike, konkretisht tek zona e “21 dhjetorit” në…

2 hours ago

Pengmarrja e 21-vjeçares në Astir, Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën

Gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Skerdi Sinën i cili u arrestua, lidhur me…

2 hours ago