Categories: kosovë

Zulfaj: Kosova do të ishte në krye të rajonit pa bllokadën e Kuvendit

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka njoftuar se vendi ka paraqitur brenda afatit zyrtar kërkesën e parë për disbursimin e fondeve nga Instrumenti i BE-së për Reforma dhe Rritje.

Të lidhura

None found

Kërkesa përfshin reformat e realizuara deri më 30 qershor, në kuadër të Agjendës së Reformave. Sipas Zulfajt, Bashkimi Evropian do të shqyrtojë dokumentacionin dhe dëshmitë e dorëzuara brenda tre muajve, para se të marrë vendim për lirimin e mjeteve.

Në kërkesë nuk janë përfshirë gjashtë masa reformuese që nuk u përmbyllën deri në afatin e caktuar për shkak të bllokadës në Kuvend. Pesë prej tyre lidhen me ligje që duhej të miratoheshin nga deputetët, ndërsa njëra nuk mund të aprovohej nga Qeveria në detyrë.

Zulfaj vlerësoi se mosfunksionimi i Kuvendit ka ndikuar në ngadalësimin e reformave dhe ka vënë në rrezik fondet e BE-së, të destinuara për zhvillimin dhe integrimin e Kosovës. Ai tha se ligjet që nuk u miratuan me kohë do t’i dërgohen legjislaturës së XI-të sapo të konstituohet.

Sipas tij, Kosova do të ishte udhëheqëse në rajon për përmbushjen e reformave, nëse nuk do të kishte bllokadë parlamentare.

Postimi i plotë:

Në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, dje ia dorëzova Bashkimit Evropian, brenda afatit zyrtar, kërkesën për lirimin e fondeve për reformat e përmbushura deri në afatin e 30 qershorit, në kuadër të Agjendës së Reformave.

Kjo shënon herën e parë që dorëzohet një kërkesë zyrtare për çlirimin e fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, për reformat e realizuara. Ndërkaq, kërkesa për parafinancim ishte dorëzuar që në vitin 2024 dhe fondet e parafinancimit tashmë janë liruar.

Dokumenti përfshin të gjitha reformat e përfunduara që ishte planifikuar të realizoheshin deri në fund të qershorit të këtij viti, si edhe ato që janë përmbushur para afatit.

Sikurse kam njoftuar në konferencën për media më 1 korrik, nga kjo kërkesë janë lënë jashtë 6 hapa që nuk arritën të përfundoheshin deri më 30 qershor, brenda afatit shtesë, për shkak të bllokadës në Kuvend. Pesë prej tyre përfshinin ligje që duhej të kalonin në Kuvend, ndërsa njëri ishte një hap që Qeveria në detyrë nuk mund ta aprovonte.

Po të ishte Kuvendi funksional, të gjithë hapat do të ishin përmbushur me kohë.

Pasojat e bllokadës në Kuvend ndihen jo vetëm në ritmin e reformave që e lehtësojnë dhe e përmirësojnë jetën e qytetarëve, por edhe te fondet e Bashkimit Evropian të parashikuara për investime në zhvillimin dhe integrimin e Kosovës në BE.

Reformat mbeten prioritet i qeverisë. Për këtë arsye, të gjitha ligjet që nuk kaluan brenda kohës do t’i procedohen legjislaturës së XI-të, menjëherë pas konstituimit të saj.

Bashkimi Evropian ka afat prej tre muajsh për të vlerësuar evidencën e reformave të Kosovës, ndërsa lirimi i fondeve bëhet mbi bazën e këtij vlerësimi.

Kosova do të paraqesë kërkesën e ardhshme për lirimin e fondeve më 15 janar 2027. Deri më 31 dhjetor të këtij viti duhet të realizohen dhjetëra hapa reformues, ku një pjesë e tyre kanë afat në fund të këtij viti.

Reformat përfshijnë ligje, strategji të reja dhe akte nënligjore që i shoqërojnë ato. Për këtë arsye, roli dhe përgjegjësia e Kuvendit janë jetike për përfundimin e tyre në kohë.

Edhe pse reformat janë kërkuese, ashtu si edhe vetë procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian, institucionet e Kosovës kanë vullnetin dhe kapacitetin që çdo reformë të realizohet me kohë.

Në të vërtetë, pa bllokadën në Kuvend, Kosova do të ishte në krye të rajonit për përmbushjen e reformave.

Falënderoj të gjitha institucionet dhe zyrtarët që kanë marrë pjesë në përmbushjen e reformave për bashkëpunimin e tyre, si dhe strukturën koordinuese për procesin e integrimit evropian në Zyrën e Kryeministrit për koordinimin e këtij procesi.

Suksesi në reforma është sukses i Kosovës.

të fundit

Police Report 62 Arson Cases This Year

Zjarret në pyje dhe fusha në Kosovë janë shndërruar në një problem të përsëritur gjatë muajve të nxehtë të verës.…

28 seconds ago

Speeches Outside the Prime Minister’s Office End, Protesters March Through Tirana Chanting: Arrest Rama!

Kanë përfunduar fjalimet e mbajtura nga aktivistët dhe qytetarët e shumtë përpara godinës së Kryeministrisë në këtë ditë të 47-të…

48 seconds ago

18-year-old hits 84-year-old in Britain, goes home to eat pizza, sentenced to three years in prison

Një i ri 18-vjeçar është dënuar në Britani me tre vite burg, pasi goditi me automjet një këmbësor 84-vjeçar, e…

1 minute ago

Gent Progni on the 47th Day of the Protest: From Threats Against His Family to Nepotism and Urban Chaos

Në ditën e 47-të të revoltës popullore përpara godinës së Kryeministrisë fjalën e ka marrë edhe aktivisti dhe eksperti i…

1 minute ago

18-year-old in Britain who hit 84-year-old and fled: “I don’t know what I hit, I’m eating pizza”

Një 18-vjeçar në Britani është dënuar me tre vjet heqje lirie, pasi goditi me automjet një këmbësor 84-vjeçar, duke e…

1 minute ago

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë nëpër Tiranë me thirrjet: Arrestoni Ramën!

Kanë përfunduar fjalimet e mbajtura nga aktivistët dhe qytetarët e shumtë përpara godinës së Kryeministrisë në këtë ditë të 47-të…

4 minutes ago