Categories: kosovë

Zulfaj kërkon në Berlin angazhimin gjerman për statusin kandidat të Kosovës

Mbështetja e Gjermanisë për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Kosova ishte një nga çështjet që kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ngriti në Berlin gjatë takimit me Gunther Krichbaum, Ministër i Shtetit për Evropën në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Njoftimi për takimin bën të ditur se bisedimet u përqendruan tek integrimi evropian i Kosovës, veçanërisht te sigurimi i statusit kandidat dhe nisja e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Të lidhura

None found

Zulfaj vuri në dukje përparimin e konsiderueshëm që Kosova ka arritur në fushën demokratike dhe ekonomike përgjatë dekadës së fundit. Sipas tij, këto arritje duhet të përkthehen në hapa konkretë në procesin e zgjerimit të BE-së, duke u mbështetur në merita.

Megjithatë, sipas njoftimit, faza ku ndodhet aktualisht Kosova në rrugën drejt anëtarësimit nuk përputhet me përparimin e shënuar. Edhe pse kanë kaluar gati katër vjet nga paraqitja e aplikimit, ajo vazhdon të jetë i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk e ka marrë statusin kandidat.

Në njoftim vlerësohet se mosmarrja e një vendimi nga BE-ja për këtë status është në kundërshtim me zotimin e bërë në Samitin e Selanikut, si edhe me deklaratat e përsëritura të Bashkimit Evropian mbi perspektivën e anëtarësimit të Kosovës.

Duke e cilësuar Gjermaninë një vend kyç të Bashkimit Evropian, kryenegociatori nënvizoi rëndësinë e një angazhimi aktiv të saj për të mundësuar marrjen e këtij vendimi nga BE-ja. Zulfaj gjithashtu i shprehu mirënjohjen ministrit Krichbaum për bisedën e hapur.

të fundit

Zubimendi synon largimin nga Arsenali në janar, shtatë klube të mëdha evropiane të interesuara

Martin Zubimendi mund të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi mesfushori spanjoll raportohet se nuk është i…

2 minutes ago

BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri

Glidona Daci po raportonte drejtpërdrejt nga protestat kundër qeverisë në Shqipëri, kur policia e spërkati me gaz lotsjellës. Në raportimin…

5 minutes ago

Nuk mbahet protesta kundër Kurtit, Aliu thotë se mungon leja e Policisë

Organizatori i protestës kundër kryeministrit Albin Kurti, Durim Aliu, ka konfirmuar për Ekonomia Online se protesta e paralajmëruar për sot…

14 minutes ago

Maqedonci në Berlin, në fokus të debatit ndërhyrjet ruse dhe siguria evropiane

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin, ku është i ftuar…

14 minutes ago

Guler arrin 125 ndeshje me Real Madridin, Fenerbahce përfiton edhe 2 milionë euro

Fenerbahce thuhet se ka fituar edhe 2 milionë euro të tjera pasi Arda Guler arriti 125 paraqitje me Real Madridin,…

20 minutes ago

Kris Jenner, nga rrëfimet për shitjen e petullave në plazh te drejtimi i perandorisë miliardëshe familjare

Nga një vajzë që ëndërronte sigurinë financiare në gruan që e shndërroi familjen Kardashian-Jenner në markë botërore. Pas pasurisë, famës…

23 minutes ago