Categories: kosovë

Zogiani i LVV-së sulmon LDK-në: “Amatore, janë futur në agjenda të grupeve…

Avni Zogiani, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar ashpër pasi deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, deklaroi se nuk dëshiron “t’ia zgjasë pushtetin Kurtit”.

Të lidhura

None found

Sipas Zogianit, qëndrimi i deputetes së LDK-së është “amator”, pasi nuk janë deputetët ata që ia zgjasin apo ia shkurtojnë mandatin një qeverie, por qytetarët.

“Amatore! Pushtetin Kurtit as nuk ia zgjat dhe as nuk ia shkurton ti! Populli e bën këtë!”, ka shkruar ai.

Kritikat e tij janë përqendruar edhe te situata që lidhet me zgjedhjen e presidentit. Zogiani ka pretenduar se deputetë të LDK-së po e shfrytëzojnë këtë çështje për të bllokuar funksionimin e institucioneve.

“Është situata me presidentin që jeni duke e shfrytëzu për me e blloku vendin, por me këtë logjikën e juj Kosova ka me ngelë në një vend, pikërisht aty ku duan ata që punuan gjysmën e karrierës me Shehollet e Veselinoviqet!”, ka deklaruar Zogiani.

Duke kundërshtuar qëndrimin ndaj qeverisjes së Kurtit, ai ka renditur disa pyetje që lidhen me shtrirjen e institucioneve të Kosovës në veri, largimin e Listës Serbe nga qeveria dhe mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë.

“Pse? Sepse e shtriu shtetin e Kosovës në tërë territorin? Sepse e hoqi Listën Srpska (një subjekt anti-Republikë) nga qeveria? Pse mbylli institucionet e Serbisë në Kosovë? Pse burgosi pjesëtarët e sigurimit shtetëror të Serbisë, të cilët jo vetëm punonin shlirshëm në Kosovë, po shpesh edhe futeshin me punë në zyra të larta publike?!”, ka shkruar ai.

Në përmbyllje të reagimit, Zogiani ka kërkuar të dijë nëse deputetët e LDK-së janë të pavetëdijshëm për “rrymat” në të cilat, sipas tij, janë përfshirë, apo nëse po veprojnë qëllimisht.

“A nuk po e kuptoni në ç’rryma keni hyrë, apo po e bëni këtë me vetëdije?!”, ka përfunduar ai.

Postimi i plotë i Zogianit:

Amatore! Pushtetin Kurtit as nuk ia zgjat dhe as nuk ia shkrurton ti! Populli e ben kte!

Eshte situata me presidentin qe jeni duke e shfrytezu per me e blloku vendin, por me kete logjiken e juj Kosova ka me ngele ne nje vend, pikerisht aty ku duan ata qe punuan gjysmen e karrieres me Shehollet e Veselinoviqet!

Keta seriozisht nuk jane mire! Jane futur ne agjenda te grupeve qe ne dokumenta e certifikata pronesie e shofin Kosoven si pjese te Serbise sot e kesaj dite, edhe jane mpire ne koke e nuk dijne gje veç “nuk ia zgjasim pushtetin Kurtit”.

Pse? Sepse e shtriu shtetin e Kosoves ne tere territorin? Sepse e hoqi Listen Srpska (nje subjekt anti-Republike) nga qeveria? Pse mbylli institucionet e Serbise ne Kosove? Pse burgosi pjestaret e sigurimit shteteror te Serbise, te cilet jo vetem punonin shlirshem ne Kosove, po shpesh edhe futeshin me pune ne zyra te larta publike?!

A nuk po e kuptoni ne ç’rryma keni hyre, apo po e beni kte me vetedije?!

të fundit

Aleanca mblidhet për vendimin e Speciales dhe zgjedhjen e presidentit

Ardian Gjini ka njoftuar mbledhjen e kryesisë së Aleancës, ku u diskutua vendimi i Speciales. Sipas Gjinit, Aleanca vazhdon të…

5 minutes ago

Nga Agüero te De Bruyne dhe Sterling: investimi prej 1.05 miliardë eurosh që ndërtoi Manchester Cityn modern

Manchester City është shpallur fajtor nga një Komision i Pavarur për shkelje të rënda të rregulloreve financiare të Ligës Premier…

5 minutes ago

Federata Turke pezullon dhe gjobit Besnik Hasin pas reagimit ndaj gjyqtarit

Trajneri kosovar Besnik Hasi është dënuar me një ndeshje suspendim dhe 1 mijë e 800 euro gjobë për sjellje josportive…

12 minutes ago

Ligji për ndryshimin e Ligjit për Specialen nuk u procedua në Kuvend, PDK-ja thërret mbledhje urgjente

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra në emisionin “DPT te Fidani” , ka bërë të ditur se…

16 minutes ago

Në nëntor nisin aplikimet për kredi të buta dhe qira të subvencionuara për 7000 familje

Thirrjet për programin kombëtar të kredive të buta ku përfitojnë 4000 familje dhe qiratë e subvencionuara për 3000 përfitues, pritet…

22 minutes ago

Veliaj’s absence sparks debate in Tirana Municipal Council: Who has the authority to decide and sign?

Edhe pse SPAK nuk e lejoi Erion Veliajn të ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, emri…

34 minutes ago