kosovë

Zjarret përhapen edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra të reja në tetë orët e fundit

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se shkaku i temperaturave të larta dhe erërave të forta, në disa zona të Kosovës janë përhapur zjarre.

“Situata e përcjellë nga Qendra Operative e Agjenciësë, rezulton me gjithsej 29 vatra të zjarreve në 8 orët e fundit”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

17 prej këtyre zjarreve tashmë janë lokalizuar, ndërsa 12 mbeten ende aktive.

Agjencia u bëri thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre në ambiente të jashtme dhe të lajmërojnë zjarrvëniet në numrat emergjent 112, 193 dhe 192.

Më herët, kjo agjenci kishte thënë se shumica e zjarreve masive në Kosovë shkaktohen nga dora e njeriut.

Edhe pse Agjencia e Menaxhimit Emergjent nuk ka treguar se në cilat zona janë përhapur zjarre, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur për zjarre në disa fshatëra të kësaj komune.

“Kushdo që ka mundësi e që ka pajisje per shuarje të zjarrit, le të ndihmoj në hapësirën Dubravë – Sallagrazhdë – Mushtisht”, shkroi në Facebook, ku publikoi një video.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent raportoi edhe dje për gjithsej 23 zjarre, prej të cilat shtatë kishin qenë aktive deri në orën 15:00.

Ende nuk dihet se sa dëme janë shkaktuar, por më parë gjatë këtij muaji janë publikuar shumë video në rrjete sociale që tregonin se si arat e mbjella me drithëra si grurë kapeshin nga zjarret.

Sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), gjatë vitit 2024 në Kosovë ishin regjistruar 94 zjarre, të cilat kishin djegur gjithsej 12.079 hektarë pyje dhe shkurre./REL

Tags: kosovezjarre

të fundit

GJKKO pranon kërkesën e SPAK/ Zgjaten afatet hetimore për dosjen “Bankers”

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO ka zgjatur afatet hetimore me 3 muaj për dosjen “Bankers”. Sipas organit të…

29 minutes ago

Silvinjo drejt rekordit, asnjë trajner brazilian deri tani nuk është pjesë e këtij Botërori

Shqipëria do të luajë në muajin mars dy ndeshjet e fundit kualifikuese për në Kupën e Botës. Kuqezinjtë do të…

47 minutes ago

Ngjarja tronditëse në Pogradec/ Policia jep detajet: Rushan Selko abuzoi me 12-vjeçaren në gusht…

Policia e Korçës, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të raportuar një ditë më parë, ku një e…

1 hour ago

Bilanci i Serisë A/ Vlerësimet e “bigëve” në merkatot e fundit, cilat janë blerjet e goditura nga skuadrat e mëdha?

Serie A mbylli këtë fundjavë, javën e 17 të saj e të fundit për këtë vit. Kur jemi vetëm dy…

2 hours ago

Partneri dhe motra e tij u vranë në oborrin e shtëpisë, banorja e “Big Brother” bën rrëfimin tronditës: Nuk e doja më jetën, do martoheshim…

Juela ka bërë një rrëfim tronditës në “Big Brother VIP”, për vrasjen e partnerit dhe motrës së tij. Në lot…

3 hours ago

Çfarë duhet të dini në natën e ndërrimit të viteve, zakone të vjetra për një vit të mbarë

Nata e Vitit të Ri, festohet gjerësisht në botë dhe është një ditë kur të gjithë mundohen të harrojnë të…

3 hours ago