Trembëdhjetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore pas zjarrit që përfshiu një ndërtesë banimi në lagjen Emshir të Prishtinës, bëri të ditur Policia e Kosovës.
Paraprakisht, Policia tha se personat që morën trajtim mjekësor kishin kryesisht probleme të shkaktuara nga tymi.
None found
“Aktualisht situata është vënë nën kontroll, zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Autoritetet policore thanë se rreth orës 18:40 pranuan informatën se një ndërtesë banimi në kryeqytetin e Kosovës ishte përfshirë nga zjarri.
Zyrtarët policorë dhe zjarrfikësit dolën në vendngjarje, duke evakuuar banorët dhe duke luftuar me flakët.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, shprehu mirënjohje për ekipet e zjarrfikësve, policisë dhe ekipeve mjekësore për “reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e lartë shpëtuan jetët e qytetarëve.”.
“Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë qytetarëve dhe të sigurohemi që ndihma dhe mbështetja e nevojshme të jenë të garantuara për të gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi”, tha ai.
Ndërkaq, Policia tha se për detaje të tjera për këtë ngjarje, opinioni do të njoftohet pas përfundimit të ekzaminimeve dhe hetimeve nga institucionet kompetente./rel
Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit, duke kontribuar me gol dhe asistim në triumfin 3-0 ndaj Al-Kholood.Al-Ettifaq triumfoi…
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart…
Një histori që ndërthur solidaritetin njerëzor me një ngjarje të rëndë është bërë publike nga faqja “Evente_a_Kamëz”. Bëhet fjalë për…
Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një…
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…