Një delegacion nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) ka zhvilluar një vizitë parazgjedhore në Kosovë.
Ata kanë vlerësuar mirë përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Kosovës.
Pavarësisht kësaj, kanë konsideruar se ka polarizim në rritje të shoqërisë.
Njohësit e komunikimit konsiderojnë se një gjë e tillë do të ndikojë në shumë çështje të rëndësishme pas zgjedhjeve.
Delegacioni mes tjerash ka ngritur shqetësime për ndikimin e mundshëm të dezinformatave dhe përdorimit të inteligjencës artificiale gjeneruese gjatë fushatës.
Në këtë pikë i ka dhënë theks edhe presionit dhe frikësimit të votuesve serbë të Kosovës, si dhe për fushatat dezinformuese nga mediat e mbështetura nga Beogradi.
Për të larguar një ndikim të tillë, njohësit konsiderojnë që institucionet duhet të kenë një angazhim më të madh në këtë aspekt, e serbët të marrin pjesë në zgjedhje.
Ndërkohë, shqetësuese delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e ka parë edhe bojkotin e partive politike ndaj mediave kryesore në Kosovë.
Njohësit bojkotin e tillë nga partitë politike, por kryesisht nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje bëhet me qëllim denigrimit të punës së mediave.
Delegacioni pret që procesi zgjedhor të jetë në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës, gjë që do të ishte shenjë e pjekurisë së institucioneve.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të Shtëpisë së Bardhë me rastin…
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, reagoi pas një statusi të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i…
Juventus ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit kanadez Jonathan David, duke shtuar një emër të rëndësishëm në repartin ofensiv për sezonin…
Gjermania po planifikon të prezantojë një shërbim ushtarak vullnetar gjashtëmujor me qëllim dyfishimin e numrit të rezervistëve, raportoi Reuters, duke…
Këngëtarja e njohur shqiptare Genta Ismajli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një paraqitje të re…
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raportoi se nga ora 09:00 deri në 20:30 të datës 4 korrik 2025 janë…