Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi në Kuvend, ku po mbahet seanca solemne në kuadër të 18-vjetorit të Pavarësisë, se zgjedhjet e fundit demokratike, që u mbajtën më 28 dhjetor, treguan edhe njëherë vlerat e demokracisë.
Në fjalën e tij, Kurti përcolli një mesazh teksa tha se republika nuk mund të “imponohet” së jashtmi, por mund të ndërtohet me punë të përbashkët, duke iu referuar ngërçit politik vitin e kaluar. Ai theksoi se qeveria e re e tij do të vazhdojë angazhimin për zhvillimin si edhe fuqizimin e sigurisë.
LEXO EDHE: “Krerët e UÇK-së akuzohen padrejtësisht”- 18-vjet shtet i Kosovës, Albin Kurti: Serbia e Millosheviçit ka kryer krime kundër shqiptarëve! Vuçiç, kërcënim për përsëritjen e tyre
“Zgjedhjet e fundit demokratike treguan edhe njëherë vlerën e demokracisë të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Republika nuk detyrohet së jashtmi, me imponim e dhunë por ndërtohet së brendshmi me punën tonë të përbashkët. Qeveria e re do të vazhdojë angazhimin për zhvillimin, fuqizimin e sigurisë dhe thellimin e arsimit dhe kulturës.
Ne do të mbrojmë prodhimin inteligjent. Do të konsolidojmë rritjen ekonomike dhe doemos e shoqëruar me rritjen e mirëqenies shoqërore. Pas liberalizimit të vizave me Shengen, pasaporta e shtetit tonë është e fortë se kurrë më parë.”, u shpreh Kurti.
Kurti më pas u ndal edhe situata aktuale politike në rend ndërkombëtar, duke shtuar se pasiguria është rritur dhe se bllokut perëndimor i duhet më shumë se kurrë koherenca e brendshme për sigurinë dhe lirinë e të drejtat. Ai gjithashtu shprehu qëndrimin e qeverisë së tij, për të vijuar rrugën drejt integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në anëtarësim në NATO.
“Kur u miratua plani i Ahtisarit, në bazë të të cilit u shpall pavarësia, bota kishte tjetër pamje dhe kufizimet që na viheshin për të drejtën tonë për vetëvendosje mendohej se do të kompensoheshin sa me transformimin evropian të Serbisë aq edhe me përfshirjen e shtetit tonë në sistemit evropian kolektiv.
Por sot ne shohim se pasiguria në botë është rritur dhe e bllokut perëndimor i nevojitet koherenca e brendshme për të mbajtur sistemin e sigurisë në Evropë dhe udhëheq botën drejt vlerave të lirisë dhe të të drejtave të njeriut. Ndryshimet në mjedisin ndërkombëtar janë të pashmangshme. Fqinji në veri i do veçse eurot nga Evropa po orientimin nga Kremlini.
Prandaj nevojitet të forcojmë edhe më tej shtetësinë e Kosovës, demokracinë dhe aleancat me shtetet perëndimore dhe shtetet fqinj që kanë vlerat dhe interesat sikurse ne.”, shtoi Kurti.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka reaguar pas disa pamjeve të publikuar nga deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi,…
Deputeti i PD Saimir Korreshi, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga gjendja alarmante në Spitalin e Lushnjes. Duke iu…
Një 22-vjeçar shqiptar i identifikuar si Lorik Abazi, është goditur me thikë për vdekje, në jug të Londrës. Sipas BBC,…
Në konferencën e sotme për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehet se kryeministri Edi Rama, duhet të japë…
Gjatë mbrëmjes së kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, vëmendja e publikut është përqendruar te banorët Mateo dhe…
Ditën e sotme, në prezantimin e drejtorit të ri të AKSHI-t, Igli Tafa,Kryeministri Edi Rama inkurajoi punonjësit e Agjencisë Shtetërore…