Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kundërshtuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se gjatë vitit 2025 në Kosovë janë rikthyer për të jetuar dhe punuar 171 mjekë.
Përmes një reagimi, Zemaj u ka kërkuar Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës që ta mbështesin këtë shifër me të dhëna konkrete, duke publikuar emrat e specialistëve të ardhur nga diaspora dhe të punësuar në sistemin publik shëndetësor.
None found
“E sfidoj cilindo përfaqësues të Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë apo SHSKUK-së që të na ofrojë vetëm 17 emra të mjekëve specialistë, jo 171, të cilët janë kthyer nga mërgata gjatë vitit 2025 dhe tashmë janë të punësuar me kontrata të rregullta në sistemin publik shëndetësor të Kosovës”, ka deklaruar Zemaj.
Reagimi i deputetit të LDK-së erdhi pas fjalimit të Kurtit në ceremoninë e hapjes së edicionit të katërt të “Swiss Medical School”, aktivitet i organizuar nga Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër.
Gjatë këtij eventi, kryeministri nënvizoi nevojën për bashkëpunim më të madh me mjekët shqiptarë që jetojnë në diasporë dhe bëri të ditur se vetëm në vitin 2025, 171 mjekë janë kthyer në Kosovë për të jetuar e punuar.
Kurti vlerësoi edhe rolin e profesionistëve shëndetësorë që vijojnë aktivitetin e tyre jashtë Kosovës, por që rikthehen për të ligjëruar, për të trajnuar mjekët e rinj dhe për të ndarë përvojën profesionale me kolegët në vend.
Zemaj kërkon që kjo deklaratë të shoqërohet me prova, duke insistuar veçanërisht në publikimin e emrave të mjekëve specialistë që janë kthyer nga diaspora dhe janë punësuar me kontrata të rregullta në sektorin publik shëndetësor.
Arlind Ajeti ka gjetur golin në ndeshjen që po luhet mes Boluspor dhe skuadrës së tij Bodrumspor, takim i vlefshëm…
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet e viktimave, të plagosurit dhe popullin…
Napoli dhe Lazio kanë ndarë pikët në kryederbin e xhiros së 11-të në Serie A.Dy skuadrat italiane zhvilluan një sfidë…
Vinicius Junior është i vetëdijshëm se ka humbur vendin në formacionin titullar të Real Madridit, pas paraqitjeve të mira të…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei, i cili,…
Efekti i “Rabbit Hole”- i humbjes në spiralen e informacionit po çon në një përplasje të re mes BE-së dhe…