Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i bëri thirrje Prokurorisë të hetojë shkeljet e mundshme ligjore dhe keqpërdorimin e buxhetit nga deputetët që njëkohësisht vazhdojnë të ushtrojnë edhe funksionin e ministrit në detyrë.
None found
Sipas Zemajt, ndaj personave që mbajnë paralelisht këto dy poste duhet të ndërmerren masa.
“Ne e kemi një kallëzim penal, ai është aktiv, nuk kemi marrë ndonjë përgjigje se çka ka pasur tutje, kjo është e përsëritshme. Është edhe vendimi i Gjykatës Supreme që e ndalon ushtrimin e dy detyrave: deputet dhe ministër. Ne nuk kemi përgjigje tjetër. Prokuroria duhet ta bëjë punën e vet dhe hetuesia ta shohë se ku janë shkeljet ligjore, ku është keqpërdorimi i buxhetit dhe të marrë masa ndaj individëve që ndajnë këto dy pozita”, deklaroi Zemaj.
Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka thirrur grupin parlamentar në një takim nga ora 14:00, ku pritet të diskutohet për ngërçin politik.
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, kërkoi takim me kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosoëvs, Avni Dehari, lidhur me…
Barcelona thuhet se po përshpejton për një transferim të sulmuesit të Club Brugge, Nicolo Tresoldi, këtë afat kalimtar të verës.Klubi…
Federata Irlandeze e Futbollit (FAI) ka tërhequr zyrtarisht mbështetjen për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, ndërsa Federata Irlandeze e Futbollit…
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër gjithsej 8 personave si bashkëkryerës të veprës penale "Keqpërdorim i pozitës dhe…
Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Ilço Gjorgjioski, lirohet nga paraburgimi pasi gjykata vendosi t'i hiqet paraburgimi dhe…
Aktakuza e ngritur ndaj Milan Radoiçiqit për krime lufte ndaj 20 personave në Gjakovë ka rikthyer në vëmendje jo vetëm…