Categories: kosovë

Zemaj: Çështja për Abdixhikun duhet të diskutohet në forumet e LDK-së

Para nisjes së mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, anëtari i saj Armend Zemaj bëri të ditur se i është kërkuar të firmosë për shkarkimin e Lumir Abdixhikut, por nuk sqaroi nëse e ka hedhur nënshkrimin, duke thënë se qëndrimet e tij do t’i paraqesë pas përfundimit të mbledhjes.

Të lidhura

None found

Zemaj: Preferoj debatin brenda subjektit tim politik

“Unë kisha kërkuar mirëkuptimin që edhe në aspektin personal, por edhe në atë çka përfaqësoj, edhe si strukturë organizative e LDK-së, e preferoj debatin brenda subjektit tim politik, në ruajtjen e unitetit edhe të kërkesës çdo herë për fitore, por çdo rezultat kërkon edhe reflektim mbi shifrat, numrat, edhe rezultatet që i merr subjekti politik. Kështu që, na jepni mundësinë që të bisedojmë. Dëgjo nënshkrimet kërkohen për kuvend të jashtëzakonshëm sepse ne kemi pasur një kuvend të rregullt. Sigurisht që po”, tha ai.

Lidhur me ftesën për takim nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, Zemaj u shpreh se LDK-ja nuk është ngritur asnjëherë nga tryeza e diskutimeve.

Ndërkohë, nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, tha se sa i përket nismës për grumbullimin e nënshkrimeve, qëndrimin e saj do ta bëjë publik gjatë mbledhjes së Kryesisë.

Ajo refuzoi t’i paraqesë para mediave qëndrimet e saj.

Kica: Për çdo çështje natyrisht që kam opinion mirëpo kam dëshirë që t’i shpreh brenda mbledhjes

“Qëndrimet e mija. Për çdo çështje natyrisht që kam opinion mirëpo kam dëshirë që t’i shpreh brenda mbledhjes. Lidhur me çfarë do vendimi eventual mbi të cilin mund të vij nga kryesia shumicës do të votoj dhe shumica qëndrimi i shumicës do të bëhet i ditur”, tha ajo.

të fundit

VAR-i merr kompetenca të zgjeruara në Serie A nga sezoni 2026/27

Serie A do të prezantojë një ndryshim të rëndësishëm në ndarjen e drejtësisë për sezonin 2026/27, pasi teknologjia VAR do…

4 minutes ago

Fillon procesi i mbylljes së Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti kalon në funksion të marrëveshjes me Danimarkën

Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, në kuadër të marrëveshjes me Danimarkën. Ky objekt do të shfrytëzohet për…

16 minutes ago

Pse sigurimi i makinave elektrike është më i kushtueshëm dhe si po kërkohen zgjidhje

Është vapë dhe e ndritshme nën dritat me intensitet të lartë në një laborator të madh testimi për aksidente dhe…

19 minutes ago

Gjyste Vulaj feston sot 49-vjetorin e lindjes, urimi i Brikenës merr vëmendjen në rrjet

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gjyste Vulaj, feston sot një ditë të veçantë 49-vjetorin e lindjes. Me rastin e ditëlindjes, ajo…

20 minutes ago

Arsenali afër Bruno Guimaraes, marrëveshja personale është mbyllur

Arsenali raportohet se ka arritur marrëveshje për kushtet personale me mesfushorin e Newcastle United, Bruno Guimaraes, përpara një transferimi të…

22 minutes ago

I akuzuari për vrasjet në Nagoriçan të Vjetër mohon fajësinë, avokati heq dorë nga mbrojtja

Në një atmosferë të tensionuar dhe me të pandehurin që sillej çuditshëm, sot në Gjykatën Penale në Kumanovë filloi gjyqi…

28 minutes ago