kosovë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV-së dënohen me burgim për nxitje të përçarjes e mosdurimit

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, dhe deputeti i partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Egzon Azemi, janë dënuar secili me nga një vit e gjashtë muaj burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë të martën, në një rast rigjykimi për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

Në të njëjtin rast u dënuan me nga gjashtë muaj burgim edhe Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj, të cilën u shpallën fajtorë për kanosje.

Të lidhura

None found

Palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh në Gjykatën e Apelit. Në një reagim pas dënimit, Azemi shkroi në Facebook se ai dhe Manxhuka u dënuan “pa asnjë provë nga sistemi i vjetërsuar i drejtësisë që liron terroristët serbë”.

Ata u rigjykuan pasi Gjykata e Apelit vitin e kaluar e kishte rrëzuar një aktgjykim të më hershëm ndaj tyre, kur gjykata e kishte liruar nga akuzat Manxhukën, ndërsa Egzon Azemin, Qerim Elshanin dhe Edi Zenelajn i kishte dënuar me nga gjashtë muaj burgim secilin.

Për çfarë u dënuan Manxhuka dhe Azemi?
Në nëntor të vitit 2023 prokurorët ngritën aktakuzë ndaj Manxhukës dhe Azemit për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit ndaj një gjykatësi dhe një prokurori në Prishtinë.

Në kohën kur aktakuza u ngrit ndaj tyre, Manxhuka ishte zëdhënës i LVV-së, ndërsa Azemi anëtar i partisë.

Sipas aktakuzës, Manxhuka dhe Azemi, më 28 dhjetor të vitit 2022, duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare nëpërmjet rrjetit social Facebook, me dashje kishin përhapur dhe nxitur urrejtje e mosdurim ndaj gjykatësit Mentor Bajraktari dhe prokurorit special Afrim Shefkiu, pas vendimit të tyre asokohe për ndryshimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit Dejan Pantiq.

Pantiq, ish-polic serb i Policisë së Kosovës, ishte arrestuar më 10 dhjetor të vitit 2022 nën dyshimin për organizmin e “sulmit terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Rasti i tij kishte shkaktuar reagime në vend.

“I pandehuri Arlind ka shpërndarë postimin me fjalët: “Ky aktgjykim është akttradhëti”, pastaj kanë vazhduar me postime tjera nxitëse “Për kë punon kjo Gjykatë!?, e të ngjashme, ndërsa i pandehuri Egzon ka postuar shkrimin me fjalët: “Pas atentatit që kreu në Paris, ndaj Esat Pash Toptanit, ndër të tjera, Avniu tha”, ku këtij shkrimi i dyshuari i ka bashkangjitur një fotografi me përshkrimin: “Tradhtarët plumbin e kanë hak”, thuhej në aktakuzë.

Prokurorët argumentonin se me reagimet e tyre, Manxhuka dhe Azemi kishin ndërmarrë veprime të rrezikshme, nxitëse e linçuese me tendenca për të ndikuar apo penguar punën e gjyqtarit dhe prokurorit, dhe se veprimet e tyre kanë mundur ta prishnin rendin publik dhe ta dëmtonin imazhin dhe integritetin e tyre personal./REL

Tags: kosoveLVV

të fundit

Asllani beson te reagimi i shpejtë i Hoffenheimit pas dy humbjeve

Hoffenheimi po kalon një periudhë jo të mirë në Bundesligë, ndërsa disfata e fundit ndaj Werder Bremenit ka shtuar zhgënjimin…

7 minutes ago

Grabitje në vilën e Eder Militaos gjatë El Clasicos, dëmi kap vlerën e mbi 350 mijë eurove

Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, është bërë viktimë e një grabitjeje në vilën e tij luksoze në lagjen La…

19 minutes ago

Dinamo Ferizaj shkarkon Leotrim Krasniqin pas pesë sfidave pa triumf

FC Dinamo Ferizaj ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi, pas një serie rezultatesh…

25 minutes ago

Rexhepi: Lufta ndaj armëve ilegale kërkon kontrolle më të forta dhe angazhim të vazhdueshëm

Informacionet e qytetarëve kanë ndihmuar Policinë e Kosovës në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie armësh dhe municioni në një…

32 minutes ago

Frightening crash in Librazhd! Car ends up in a ravine 150 meters from the road, a p*stol is found near the vehicle

Një automjet tip “Benz”, ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas , duke…

39 minutes ago

Falling water levels at Fierza reveal the ruins of Old Kukës

Reshjet e fundit nuk kanë ndikuar aspak në nivelin e liqenit të Fierzës. Siç shihet edhe nga pamjet, niveli i…

39 minutes ago