Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim këshilltaren politike për Ballkan të Presidentit francez Emmanuel Macron, Isabelle Dumont, ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, këshilltarin në Drejtorinë e Evropës Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Guillaume Rousson, dhe këshilltarin e parë në ambasadë, Cyprien François.
Siç njoftohet, gjatë takimit u diskutua edhe për vizitën e fundit të kryeminsitrit në Bruksel dhe për siç e quan Kurti kapitullin e ri të dialogut me Serbinë.
Po ashtu temat theksohet se gjatë bisedës ishin zhvillimet politike në Kosovë, rajon e në botë, qeverisja e mirë në Kosovë, integrimet evropiane, si dhe bashkëpunimi bilateral e thellimi i marrëdhënieve në mes Kosovës e Francës.
Sipas zyres së kryeminsitrit, ky takim u mbajt në përgatitje të vizitës së Kurtit në Paris gjatë javës së ardhshme, ku do të zhvillohet takimi i parë me Presidentin Macron.
Ndërkaq, ende nuk ka pajtueshmëri për agjendën e takimit të radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Megjithëse, parimisht është pajtuar 25 korriku si datë, në partinë në pushtet thonë se ajo duhet të konfirmohet pasi në takim ka pasur dallime mbi vijueshmërinë e diskutimeve.
Ndërsa, njohësit e procesit të dialogut thonë se para takimit Kurti-Vuçiq duhet të ketë një takim të rangut më të ulët për përgatitjen e këtij takimi dhe pajtueshmërinë e kornizës së negociatave.
Të martën e kësaj jave u takuan për herë të parë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, Kurti-Vuçiq.
Në Bruksel kryeministri Kurti i paraqiti katër propozime për vijueshmërinë e dialogut, por të njëjtat u refuzuan nga pala serbe./Telegrafi.
Izraeli ka mbyllur pikën kufitare në veri të Rripit të Gazës, duke ndërprerë kalimin e ndihmave humanitare për qindra mijëra…
Këtë të premte, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, foli për zgjedhjet elektorale të 11…
Ditën e sotme, ish-prokurori Arjan Ndoja, është përballur në Gjykatën e Posaçme me Plarent Dervishajn, i akuzuar për atentatin ndaj…
Sipas të dhënave të Raportit të Monitorimit të Treguesve Financiarë për vitin 2025, nga fondi prej 2,25 miliardë lekësh i…
Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, ka përfunduar. Në një deklaratë për mediat nga pallati i sportit…
Mbrëmjen e djeshme, festimet e dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, filluan zyrtarisht me një darkë pritjeje në Venecia…