Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, i ka bërë thirrje prokurorëve që të hetojnë vdekjen e pacientes me kancer, e cila, sipas shoqatës së pacientëve “Renesansa”, kishte qëndruar rreth katër muaj pa terapinë Palbociclib.
Ajo ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për mungesën e barnave për pacientët me sëmundje malinje, ndërsa ka shprehur shqetësimin e saj edhe për shtimin e rasteve të reja me tumore dhe të numrit të vdekjeve.
None found
Duke komentuar sqarimin e Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ymeri tha se vetë përshkrimi i rolit të Palbociclibit dëshmon peshën që ka kjo terapi në ngadalësimin e përparimit të sëmundjes.
“Nga reagimi i QKUK-së kuptohet se barnat e gjeneratës së re, ku përfshihet edhe Palbociclibi, përdoren si terapi mbështetëse për ta ngadalësuar përparimin e sëmundjes. Pikërisht këtu qëndron thelbi: kur mungon terapia, nuk mund të arrihet ky ngadalësim. E njoh rastin dhe bëhet fjalë për një person që po përballet për herë të dytë me sëmundjen. A ka rëndësi nëse dikush është prekur për herë të parë apo të dytë, apo nëse ka tre ose katër muaj pa hapa?”, deklaroi Ymeri.
Ajo iu drejtua edhe ministrit, duke thënë se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi të, pasi Albin Kurti është edhe më përgjegjës. “Nuk e di si fle natën kur dikush qan sepse ka kancer, ndërsa ju rregulloni një mendilin. A e dini se gjatë gjashtë viteve të fundit vdekjet në spitalet rajonale dhe në QKUK janë rritur për 30 për qind? Rastet e reja me tumor janë shtuar mbi 42 për qind?”, tha deputetja.
Vetëm 0,8 pikë përqindjeje e ndajnë BDI-në dhe VLEN-in, sipas rezultateve të tri anketave të realizuara gjatë muajit tetor, të…
Komisioni amë në Kuvend kaloi leximin e dytë të Kodit Penal. Propozimi iu dërgua deputetëve për miratim. Me ndryshimet e…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gështenjas të Pogradecit, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën…
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alexander Darchiev, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare. Lajmi u konfirmua…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të Taulant Ballës ndaj eurodeputetit Michael Gahler,…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e sektorit të energjisë, duke…