Categories: kosovë

Ymer Dragusha dënohet me 2 vjet burg për keqpërdorim të pozitës zyrtare në rastin e KEK-ut

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka gjetur fajtor ish-shefin e prokurimit në KEK, Ymer Dragushën, për katër vepra penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje, duke i shqiptuar një dënim unik prej dy vjetësh burgim.

Të lidhura

None found

Sipas aktgjykimit të shpallur sot, për pikën e parë të aktakuzës Dragusha është dënuar me një vit burgim, ndërsa për tri pikat e tjera me nga tetë muaj burgim për secilën.

Gjatë shpalljes së vendimit u tha: “Gjykata, duke u bazuar në nenin 76 të Kodit Penal, të pandehurit i shqipton dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”.

Po ashtu, me aktgjykim është obliguar që të mbulojë edhe shpenzimet e procedurës penale, konkretisht 100 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 100 euro për fondin e kompensimit të viktimave të krimit.

Gjykata gjithashtu e ka udhëzuar Avokaturën Shtetërore që kërkesën pasurore juridike ta ndjekë në procedurë të rregullt civile.

Dragusha kishte lidhur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Speciale, marrëveshje të cilën Gjykata e kishte miratuar në seancën e 7 shkurtit 2025.

të fundit

Sveçla kërkon hetim të plotë pas arrestimit të katër të dyshuarve për vrasjen e Arlinda Zekajt

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të katër të dyshuarve të tjerë në lidhje me…

9 minutes ago

Kerjota rrëfen për Di Marzion: Në Skoci ndihem mirë, por një ditë dua të rikthehem

Sabah Kerjota I lindur në Shkodër dhe sot pjesë e Hearts në Skoci [...]Read More...

12 minutes ago

Prosecution gives details of Arlinda Zekaj’s murder: Former mother-in-law suspected of witnessing axe attack and failing to intervene

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të dyshuarve…

21 minutes ago

Tahiri criticizes handling of five justice reform laws: Without broad inclusion, there is no reform

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kundërshtuar mënyrën se si po trajtohet pakoja e pesë ligjeve që lidhen me reformën…

21 minutes ago

TAK identifies 51 irregularities among online businesses and issues 24 fines

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka evidentuar 51 raste me parregullsi tatimore gjatë rreth 60 vizitave dhe inspektimeve në terren…

21 minutes ago

Haxhiu and the Kosovo Forum of Disability discuss rights and challenges

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar,…

22 minutes ago