Gazeta “Bota Sot” feston sot një tjetër datë të rëndësishme në historinë e saj në median shqiptare, duke u konsoliduar ndër vite si një nga zërat më ndikues të shtypit në gjuhën shqipe.
Me rastin e këtij përvjetori, opinionisti Xhevat Mustafa është shprehur se “Bota Sot” po shënon 31-vjetorin e themelimit, një moment që sipas tij ka peshë të veçantë jo vetëm për themeluesit dhe stafin botues, por edhe për lexuesit në diasporën shqiptare dhe në trojet shqiptare.
None found
Në një prononcim për “Bota sot”, ai ka kujtuar se gazeta u afirmua me shpejtësi në Zvicër dhe më gjerë, por paralelisht hasi edhe kundërshtime, veçanërisht nga Serbia dhe Beogradi, për shkak të qëndrimeve dhe raportimeve të saj lidhur me zhvillimet në Kosovë gjatë viteve të luftës dhe represionit ndaj shqiptarëve.
““Bota Sot” ka sot ditëlindjen e saj të 31! Kjo është një ngjarje e gëzueshme për ekipin e parë botues dhe deri tek i këtyre ditëve të fund qershorit 2026. Por edhe për lexuesit e saj të parë e ata “31 vjeçarë”, që e kanë lexuar nga faqja 1 deri tek e fundit, nga numri i parë përgatitur me nivel të spikatur profesional dhe deri në numrin e sotëm. Është fakt që nuk mund të kundërshtohet se “Bota Sot” fitoi qysh me numrin e parë e ata që pasuan, dhjetëra mijëra sy, mendje, zemra shqiptarësh në Zvicër dhe mbarë Diasporën e Kosovës e mbarë shqiptare si dhe në Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi… Prandaj, shumë prej tyre i fillonin ditët e reja me numrin e të “Bota Sot”! Njëherazi, sidomos në koniunkturën e atyre viteve, edhe pse mes Zvicrës, “fitoi” apo bëri edhe shumë armiq, sidomos në Serbi e Beograd! Ata u shqetësuan nga çdo numër e shkrim i saj editorial, analistik, studimor, social…Edhe më tepër, nga ata shkrime, analiza, studime, korrespondenca, reportazhe, fotografi, fotomontazhe…që demaskonin barbaritë tipike mesjetare të autoriteteve jugosllave dhe serbe, me uniforma ushtarake, paramilitare, civile ndaj shqiptarëve në Kosovë në atë periudhë, kur Milosheviçi hodhi në Kosovë forca të shumta e bëri masakra që tronditën jo vetëm shqiptarët, por edhe institucione politike dhe qeveri demokratike jo vetëm të Europës”, thënë ai.
Mustafa ka vlerësuar më tej se “Bota Sot” u bë në një kohë shumë të shkurtër një tribunë e fuqishme e mendimit dhe fjalës së lirë shqiptare, ku qytetarë, intelektualë dhe gazetarë shprehën hapur pikëpamjet e tyre për Kosovën dhe synimet për liri e pavarësi.
“Shumë shpejt gazeta “Bota Sot” do të bëhej një tribunë e fuqishme e fjalës dhe mendimit të lirë shqiptar, gazetaresk, intelektual dhe e qytetarëve të thjeshtë. Shumë prej tyre do të shprehnin lirshëm në faqet e saj opinionet dhe ndjenjat e tyre, përbuzjen dhe urrejtjen për pushtuesit jugosllavë si dhe besimin dhe shpresat e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës së tyre. Gjithashtu, “Bota Sot”, me publicistë, intelektualë, shqiptarë, me mendje dhe pena si të dëshmorëve të gazetës e të Kosovës, Bekim Kastrati, Enver Maloku, Xhemail Mustafa dhe të editorialistëve dhe analistë-opinionistëve Abdi Baleta, Skënder dhe Elida Buçpapaj, Emin Azemi, Agim Doçi, Milazim Krasniqi, Melazim Koci, Sylejman Aliu, Gani Mehmetaj, Idriz Morina, Enver Bytyçi, Idriz Zeqiraj… u bë tribunë, shkollë dhe akademi informative, sensibilizuese dhe emancipuese për mbrojtjen dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës e të gjithë Kombit Shqiptar në në Zvicër dhe në institucionet ndërkombëtare në këtë vend historikisht dashamirës ndaj Kombit shqiptar dhe shqiptarëve, por edhe në Gjermani, Austri, Belgjikë, SHBA…”, ka shtuar ai.
Sipas tij, në periudhat më të suksesshme, gazeta mori përmasat e një institucioni kombëtar të informimit të lirë dhe të pavarur, duke u bërë pjesë e përditshmërisë së familjeve shqiptare dhe një burim me rëndësi për informim, edukim atdhetar dhe qytetar.
““Bota Sot”, duke plotësuar kërkesat në rritje të vazhdueshme të lexuesve të saj, arriti një tirazh, hartë shitjeje, lexueshmëri masive dhe një ndikim të madh, sa vështirë ta kishte ndonjë gazetë tjetër shqiptare. Ajo shkonte dhe lexohej me vëmendje dhe interes në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni të Veriut, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës, në Zvicër, Gjermani, Austri, Skandinavi, Amerikë, pra, kudo ku ishte e pranishme mërgata shqiptare.
Në vitet e saj më të suksesshëm e njëherazi edhe më të vështirë, “Bota Sot” u shndërrua në një institucion kombëtar i informimit të lirë, të pavarur, të shpejtë e të saktë dhe i shqiptarisë; i edukimit atdhetar e qytetar. Ajo hynte si një mysafire e shumë dëshiruar dhe e shumëpritur në shtëpitë dhe familjet shqiptare, në lokalet me pronarë dhe klientë shqiptarë; nëpër zyra institucionesh; në çdo ambient e hapësirë, ku përjetohej dhe diskutohej me zemra fati i Kosovës dhe i kombit shqiptar”, ka vlerësuar ai.
Ai ka theksuar gjithashtu se gjatë 31 viteve të ekzistencës së saj, “Bota Sot” është përballur me sfida dhe vështirësi të shumta, por pa devijuar nga orientimi dhe identiteti i saj si media e shqiptarisë dhe e fjalës së lirë.
Sipas Mustafës, gazeta ka ruajtur pavarësinë, frymën kritike dhe përkushtimin ndaj së vërtetës, pa u vënë nën ndikimin e pushtetit apo të interesave politike.
“Gjatë 31 viteve të jetës së saj në arenën mediatike shqiptare, zvicerane dhe ndërkombëtare “Bota Sot”, ashtu si shumica e gazetave dhe mediave të tjera radio-televizive, ka kaluar sfida, kriza, ndryshime dhe vështirësi të shumta. Por, edhe pse në një “detë më së shumti me dallgë të egra”, ajo nuk e humbi dhe njollosi kurrë orientimin, shpirtin, karakterin, fytyrën, thelbin e saj. Ajo mbeti gazetë e shqiptarisë dhe e lirisë, e mendimit të lirë dhe të saktë, objektiv…Ajo ishte, mbeti dhe është gazetë e dashur dhe e respektuar e Kosovës dhe e gjithë Kombit Shqiptar, e mbarë Botës shqiptare. Gazetë e ditës, jetës së përditshme dhe e kujtesës historike. Gazetë e së vërtetës që shpesh të trondit dhe dhemb fort, por edhe që nuk hesht nga frika e presioneve, kërcënimeve, rreziqeve…! Prandaj gjatë 31 viteve të ekzistencës së saj gazeta “Bota Sot” u afirmua edhe si një media e pavarur, që nuk u shit dhe ble nga asnjë bos politik dhe nga asnjë qeveri e që nuk ua kurseu atyre kritikat publike për gabimet, abuzimet, dështimet, skandalet, turpet…Si një nga bashkëpunëtorët e viteve të parë të “Bota Sot”, me rreth 28 vite bashkëpunim të shpeshtë me opinione, analiza, prononcime, së bashku me të gjithë gazetarët e viteve të shkuar të largët dhe ata të sotëm, sot gëzoj e festoj me mendje e zëmër edhe unë. Prandaj, në një zë apo kor me ata, më shpërthen natyrshëm e me sinqeritet të madh urimi: Gëzuar 31 vjetorin e lindjes “Bota Sot”, gazeta ime dhe e mbarë shqiptarëve! Edhe 100, mbush me suksese e gëzime për botuesit, stafin e sotëm dhe stafet e ardhshëm!”, ka nënvizuar ai.
Në përmbyllje, Mustafa, i cili është një nga bashkëpunëtorët e hershëm të “Bota Sot” dhe ka rreth 28 vite bashkëpunim me të, tha se 31-vjetorin e gazetës e përjeton me gëzim, duke e konsideruar atë një pjesë të rëndësishme të angazhimit të tij profesional dhe të punës së gazetarëve ndër vite.
“Si një nga bashkëpunëtorët e viteve të parë të “Bota Sot”, me rreth 28 vite bashkëpunim të shpeshtë me opinione, analiza, prononcime, së bashku me të gjithë gazetarët e viteve të shkuar të largët dhe ata të sotëm, sot gëzoj e festoj me mendje e zëmër edhe unë. Prandaj, në një zë apo kor me ata, më shpërthen natyrshëm e me sinqeritet të madh urimi: gëzuar 31 vjetorin e lindjes “Bota Sot”, gazeta ime dhe e mbarë shqiptarëve! Edhe 100, mbush me suksese e gëzime për botuesit, stafin e sotëm dhe stafet e ardhshëm!”, ka përfunduar Mustafa për “Bota sot”.
Franca ka regjistruar një fitore të rëndësishme 4-1 ndaj Norvegjisë në kuadër të raundit të tretë të fazës së grupeve…
Pas pesë raundesh negociatash dhe pesë ditësh diskutimesh intensive në Uashington, Izraeli dhe Libani kanë firmosur një marrëveshje që synon…
Të zemëruar nga sulmet me dronët ukrainas dhe të zemëruar nga ajo që e shohin si një premtim të dështuar…
Sipas mediave amerikane, ushtria e Shteteve të Bashkuara kreu sulme në zonën e Ngushticës së Hormuzit.Axios, duke iu referuar një…
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi ka reaguar lidhur me protestën e sotme të organizuar nga BDI në qytetin e Tetovë.Durmishi…
Pas informacionit se dy automjete në pronësi të avokatit nga Shkupi, Asmir Alispahiq, janë djegur, Ministria e Punëve të Brendshme…