Categories: kosovë

Xhevat Mustafa jep alarmin: Kujt po ia dhuron Shqipëria tokat?

Opinionisti Xhevat Mustafa ka ngritur shqetësimin se qeveria e drejtuar nga Edi Rama po u jep sipërfaqe të mëdha toke investitorëve të huaj, duke e konsideruar këtë një goditje ndaj interesit kombëtar.

Të lidhura

None found

Sipas tij, institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi, ndërsa ai hedh dyshime edhe mbi ligjshmërinë e këtyre vendimmarrjeve.

Shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Qeveria e Shqipërisë, natyrisht me miratim verbal dhe me shkrim edhe nga vetë Edi Rama, i ka dhënë 88.5 hektarë tokë ose afërsisht 900.000- 1 milionë metra katrorë në Vlorë aktorit turk Burak Özçivit, i njohur sidomos nga seriali “Osmani” dhe si erdoganist apo si një nga “bijtë e shumtë për shpirt” të Erdoganit. Ai dhe kompania “Rams Global”, me qendër në Almaty të Kazakistanit, që ai e përfaqëson si figurë propagandistike dhe reklamuese të saj edhe përtej Kazakistanit dhe Turqisë, janë vlerësuar si “investitorë strategjikë”!

Pas habisë, kundërshtisë dhe revoltës që mund të ndiejë çdo SHQIPTAR, lindin publikisht dhe shqiptarisht këto pyetje:

Përse këtij aktori nuk i jepet tokë në Turqi ose në Kazakistan, kur vendi i tij ka një sipërfaqe rreth 25 herë më të madhe dhe Kazakistani, 95 herë më të madhe se Shqipëria e vogël? Apo mos vallë Edi Rama e trajton dhe e përdor tokën e Shqipërisë si pronë të gjyshërve, të nënës dhe babës së tij, sa t’ia dhurojë kujtdo që i shërben për të zgjatur sa më shumë mbijetesën në pushtet, pa pasur asnjë ndjeshmëri për Shqipërinë, shqiptarët, sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit shqiptar…dhe pa dashur t’ia dijë fare se ky shtet ka KUSHTETUTË dhe institucione të drejtësisë?! A ekzistojnë prokurorë e gjykatës në Shqipëri, që me KUSHTETUTËN në duar t’i kujtojnë kryeministrit Edi Rama se është pushtetar i emëruar apo i zgjedhur me shumicë votash të vjedhura, kartonash apo “kukullash”, se është i shkarkueshëm dhe jo perandor apo mbret?!

Në të kundërt, nëse vazhdojnë të heshtin dhe të bëjnë rolin e spektatorit, edhe pa e dashur, ata vetë japin arsye që të mendohet dhe të dyshohet se do të hyjnë e do të mbeten në histori, me vullnet të plotë personal dhe ekipor, si bashkëfajtorë, bashkëpërgjegjës apo ortakë, edhe pa marrëveshje të shkruara, me të!?

të fundit

Brukseli pranon vështirësitë me EES në kufijtë e BE-së, por përjashton pezullimin e sistemit

Brukseli ka pranuar se vendosja e sistemit të ri për regjistrimin e hyrje-daljeve në BE po sjell probleme në pikat…

4 minutes ago

Konjufca përcjell urimin për 4 Korrikun dhe falënderon SHBA-në për përkrahjen ndaj Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan me rastin e…

13 minutes ago

Arrestohet 57-vjeçari i dyshuar për zjarrin që përfshiu Malin e Shëngjinit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malin e Shëngjinit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe pyjore, ndërsa…

14 minutes ago

Kur kontrolli në lidhje kthehet në shantazh emocional: si nis dhe ku përfundon? (VIDEO)

Sot në emisionin “Weekend” në Klan Kosova u trajtua një temë gjithnjë e më shqetësuese në shoqëri, e që është…

15 minutes ago

Përplasje dhe protesta në Gjermani, policia mobilizohet për kongresin e AfD-së

Në Erfurt, mijëra persona kundër Alternativës për Gjermaninë dolën në protestë ndaj kësaj partie të ekstremit të djathtë, duke bllokuar…

21 minutes ago