Categories: kosovë

Waitz kërkon sqarime nga Komisioni Evropian për planet e gazit në Kosovë

Thomas Waitz, eurodeputet austriak i grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, i është drejtuar me shkrim Komisionit Evropian për planet dhe debatet që lidhen me ngritjen e infrastrukturës së re të gazit fosil në shtetet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, mes tyre edhe Kosova.

Të lidhura

None found

Në dokumentin e paraqitur ditë më parë, Waitz nënvizon se Kosova tashmë e ka miratuar Strategjinë e Energjisë, ndërsa po finalizon Planin Kombëtar për Energjinë dhe Klimën (NECP). Ai përmend gjithashtu zbatimin e detyrimeve që burojnë nga Ligji për Klimën dhe përgatitjen e kontributit vullnetar të Kosovës për klimën.

Sipas eurodeputetit, pavarësisht këtyre proceseve, kohët e fundit është shtuar debati politik rreth zhvillimit të infrastrukturës së gazit fosil. Kjo po ndodh edhe pse Kosova nuk disponon aktualisht treg të gazit, rrjet për shpërndarjen e tij, kapacitete magazinuese apo një bazë të përcaktuar të kërkesës.

Në njërën prej tri pyetjeve të parashtruara, Waitz kërkon vlerësimin e Komisionit Evropian për propozimet që synojnë ndërtimin e infrastrukturës së re të gazit fosil në vendet kandidate ku një sistem i tillë nuk ekziston. Ai pyet se si përputhen këto propozime me synimet e Agjendës së Gjelbër, përgjegjësitë që rrjedhin nga Komuniteti i Energjisë dhe procesin e përgatitjes së NECP-së.

Waitz kërkon gjithashtu të sqarohet nëse investimet e mundshme energjetike nga shtetet e treta dhe partnerët ndërkombëtarë duhet të harmonizohen me strategjitë kombëtare të energjisë, të miratuara prej vendeve kandidate, si dhe me situatën konkrete në terren. Sipas pyetjes së tij, kjo do të garantonte përputhjen me tranzicionin energjetik që mbështetet nga Bashkimi Evropian.

Çështja e tretë lidhet me mënyrën se si Komisioni Evropian synon të ndihmojë vendet e zgjerimit në zhvillimin e një debati publik të mbështetur në fakte dhe në planifikimin strategjik. Kërkesa vjen në kushtet kur diskutimet mbi gazin fosil po zënë gjithnjë e më shumë vend në debatin politik, megjithëse objektivat afatgjata përfshijnë dekarbonizimin, zgjerimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe reduktimin e emetimeve të gazrave serrë.

të fundit

FOTOLAJM/ Bizneset në solidaritet me protestat e studentëve: Jemi me ju, mos na dëmtoni

Biznese të ndryshme në Tiranë, kanë shprehur solidaritet me protestat e studentëve dhe të rinjve, duke vendosur mesazhe në ambientet…

7 minutes ago

Hakimi vlerëson Barcelonën para duelit në Champions: Na pret një përballje e veçantë

Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Achraf Hakimi, e ka cilësuar si të veçantë përballjen e ardhshme ndaj Barcelonës në Ligën e…

8 minutes ago

Haxhiu i dërgon Presidentes ligjin për Dhomat e Specializuara pas nënshkrimit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën…

9 minutes ago

Ambasada britanike shpreh gatishmërinë për të mbështetur Mekanizmin Mbikëqyrës të Prokurorit të Shtetit

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim mentorin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë për Ekipet…

19 minutes ago

Kurti: Financimi për ish-drejtuesit e UÇK-së parashikohet në Buxhetin e vitit 2027

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbështetja financiare për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të…

19 minutes ago

Gasperini i përgjigjet Mourinhos pas përmbysjes së Real Madridit: “Nëse dikush dukej i mbaruar, ishte ata

Gian Piero Gasperini ka kritikuar ashpër Jose Mourinhon pas humbjes dramatike të Romës ndaj Real Madridit, duke këmbëngulur se skuadra…

25 minutes ago