Categories: kosovë

Vuçiq paralajmëron shtim të raketave kineze dhe blerje avionësh luftarakë, Rexhepi ngre alarmin për pasojat në rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se Serbia “do ta rrisë numrin” e raketave kineze CM-400 dhe, njëkohësisht, do të sigurojë edhe avionë të rinj ushtarakë.

Këto deklarata ai i dha gjatë një stërvitjeje ushtarake dhe prezantimit të armatimit të Ushtrisë së Serbisë. Aktiviteti u mbajt më 28 qershor në aeroportin ushtarak në Batajnicë, pranë Beogradit, si edhe në poligonin Pasulanske Livade në Serbinë qendrore, në kuadër të festës shtetërore dhe fetare të Vidovdanit.

Të lidhura

None found

Në një prononcim për “Bota sot”, ish-hetuesi Agim Rexhepi vlerëson se njoftimet e Vuçiqit për armatim të ri nuk duhet të trajtohen si një proces i zakonshëm modernizimi, por si një zhvillim që kërkon shqetësim dhe vigjilencë, sidomos në dritën e sulmit në Banjskë.

Sipas Rexhepit, Serbia po e vazhdon kursin e militarizimit dhe po mban gjallë një retorikë kërcënuese, prandaj këto lëvizje duhet të merren seriozisht nga institucionet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për shtimin e arsenalit ushtarak, përfshirë raketat kineze CM-400 dhe blerjen e avionëve të rinj luftarakë, nuk mund të shihen si një zhvillim i izoluar teknik apo si modernizim i zakonshëm i ushtrisë. Kur këto deklarata vijnë nga një shtet që ende refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës, që vazhdon retorikën kërcënuese ndaj fqinjëve dhe që nuk ka dhënë përgjegjësi për sulmin terrorist të Banjskës në shtator të vitit 2023, atëherë ato përbëjnë një arsye legjitime për vigjilencë dhe shqetësim.

Kosova nuk udhëhiqet nga frika, por nga analiza e fakteve. Faktet tregojnë se Serbia, në vend që të ndërtojë besim përmes dialogut dhe bashkëpunimit rajonal, vazhdon të investojë në militarizim dhe në retorikë që shpesh synon demonstrimin e forcës. Askush nuk mund të harrojë se në Banjskë pamë një sulm të organizuar mirë, me armatim të rëndë dhe strukturë paramilitare, i cili dëshmoi se kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës nuk janë vetëm teorike, por kanë marrë formë konkrete.

Prandaj, kur pas atij episodi dëgjohen paralajmërime për shtim të raketave dhe avancim të kapaciteteve ushtarake, është krejt normale që institucionet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë t’i analizojnë me seriozitet. Problemi nuk është vetëm posedimi i armëve, por mënyra se si ato shoqërohen me një diskurs politik që shpesh prodhon tensione dhe synon presion ndaj fqinjëve”, thotë ai.

Rexhepi thekson më tej se afrimi ushtarak i Serbisë me Kinën sjell një element të ri rreziku për Ballkanin, pasi Beogradi po zgjeron lidhjet me aktorë jashtë orientimit euroatlantik.

Ai nënvizon se një zhvillim i tillë ngre pikëpyetje serioze për stabilitetin në rajon.

“Bashkëpunimi ushtarak i Serbisë me Kinën paraqet gjithashtu një dimension të ri të sigurisë në Ballkan. Në një kohë kur shumica e vendeve të rajonit kanë orientim euroatlantik dhe investojnë në ndërveprueshmëri me NATO-n, Serbia po zgjeron bashkëpunimin ushtarak me aktorë që kanë interesa gjeopolitike të ndryshme nga ato të Bashkimit Evropian dhe Aleancës Atlantike. Kjo krijon shqetësime jo vetëm për Kosovën, por edhe për stabilitetin rajonal.

Megjithatë, Serbia duhet ta kuptojë se koha kur mund të ushtrohej presion ushtarak ndaj Kosovës ka përfunduar. Kosova sot është shtet me institucione funksionale të sigurisë, me një polici profesionale, me një Forcë të Sigurisë që po zhvillohet sipas standardeve të NATO-s dhe, mbi të gjitha, me mbështetjen e palëkundur të aleatëve strategjikë, në radhë të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR”, deklaron ai.

Në fund, Rexhepi shprehet se Qeveria e Kosovës nuk është nxitëse e konflikteve, por as nuk pranon cenimin e sovranitetit dhe të rendit kushtetues, duke vepruar në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht pas sulmit në Banjskë.

Sipas tij, paqja në rajon nuk ndërtohet me armatosje, por me njohje reciproke dhe me respekt për shtetet. Ai shton se për sa kohë Serbia i jep më shumë përparësi forcimit ushtarak sesa krijimit të besimit politik, do të vazhdojë të shkaktojë shqetësim në rajon, ndërsa Kosova do të vijojë forcimin e sigurisë në koordinim me aleatët.

“Qeveria e Kosovës ka dëshmuar se nuk provokon konflikte, por nuk toleron as cenimin e rendit kushtetues dhe të sovranitetit të vendit. Reagimi profesional i institucioneve pas sulmit në Banjskë tregoi se shteti është i aftë të mbrojë territorin dhe qytetarët e tij, duke vepruar në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë.

Paqja në Ballkan nuk ndërtohet me gara armatimi, por me njohje reciproke, respektim të sovranitetit dhe përgjegjësi për aktet e dhunës. Për aq kohë sa Serbia investon më shumë në demonstrimin e fuqisë ushtarake sesa në ndërtimin e besimit politik, do të vazhdojë të prodhojë shqetësime të arsyeshme për fqinjët e saj.

Kosova do të vazhdojë të investojë në siguri, në koordinim me aleatët e saj, jo për të kërcënuar askënd, por për të garantuar që askush të mos guxojë ta kërcënojë lirinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Kjo është rruga e një shteti demokratik dhe përgjegjës, në kontrast me retorikën e militarizimit që dëgjohet periodikisht nga Beogradi” – përfundoi ai për “Bota sot”.

të fundit

Manchester City drejt një spastrimi të madh në verë, deri në 11 futbollistë mund të largohen

Manchester City mund të përjetojë një revolucion të madh në skuadër gjatë afatit kalimtar veror, pasi një numër i konsiderueshëm…

3 minutes ago

Shpërthimi në Monako lë në gjendje kritike Vadim Ermolaev dhe bashkëshorten, i dyshuari ikën drejt Francës

Një shpërthim i ndodhur të hënën në mbrëmje, rreth orës 21:00, përpara hyrjes së një ndërtese banimi në Principatën e…

15 minutes ago

Shpërthimi në Monako dhe pista e pastrimit të parave: kush është Vadim Ermolaev, oligarku ukrainas i mbetur i plagosur

Mbrëmjen e së hënës, një shpërthim i fortë tronditi Principatën e Monakos, duke plagosur tre persona dhe duke vënë në…

15 minutes ago

Eurodeputetja tha se Rama i kërkoi të mos votonin amendamentet në PE, zbardhet email-i drejtuar ligjvënësve evropianë: Mos i mbështesni, janë rezultat i një fushate dezinformimi

Zbardhet emaili drejtuar deputetëve të Parlamentit Evropian nga qeveria për të mos votuar dy amendamente në raportin për Shqipërinë, që…

22 minutes ago

‘Kimisti’ kolumbian i laboratorit të kokainës në Frakull dënohet me 14 vite burg

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 14 vite Saimir Rodrigez kimistin e drogës në Frakull të Fierit Rodriguez është dënuar…

27 minutes ago

Casillas hedh idenë për revolucion në futboll: katër pjesë nga 25 minuta mes debatit për pushimet e hidratimit

Kupa e Botës FIFA 2026 ka prezantuar një numër elementësh të rinj gjatë ndeshjeve, me pushime tre-minutëshe për hidratim që…

27 minutes ago