kosovë

Vuçiç thotë se ka arritur marrëveshje me Francën për blerje të aeroplanëve luftarakë

Serbia dhe Franca kanë arritur të martën marrëveshje që Beogradi të blejë 12 aeroplanë luftarakë francezë, Rafale, ka bërë të ditur presidenti serb Aleksandar Vuçiq, me synim të modernizimit të forcës ajrore të këtij vendi.

Në ditën e dytë dhe të fundit të vizitës në Francë, Vuçiq e ka bërë publike marrëveshjen, pas takimeve me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe zyrtarë tjerë në Paris.

Ai është takuar edhe me përfaqësuesit e kompanisë që prodhon aeroplanët Rafale, Dassault Aviation.

Franca ende nuk e ka konfirmuar marrëveshjen me Serbinë, e cila e ka një forcë ajrore kryesisht me aeroplanë të vjetër sovjetikë MiG 29 dhe pajisje tjera të kohës jugosllave.

Një blerje e tillë e Serbisë mund të shënojë largim prej furnizueses tradicionale të armëve, Rusisë, me të cilën Beogradi ruan marrëdhënie të ngrohta.

Serbia refuzon t’iu bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për shkak të nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, pavarësisht se është kandidate për anëtarësim në bllokun evropian.

“Nënshkrimi i marrëveshjes do të ndodhë brenda dy muajsh, në prezencë të presidentit të Francës”, ka thënë Vuçiq për mediat serbe, duke shtuar se Macron do ta vizitojë Serbinë në “muajt e ardhshëm”.

Vuçiq ka thënë se marrëveshja është “jashtëzakonisht e rëndësishme për Serbinë”, duke shtuar se kështu do të hapen “kapituj tjerë, mundësi tjera për Serbinë”.

Presidenti serb nuk ka treguar sa do të paguajë Beogradi për këta aeroplanë.

Në shkurt të vitit të kaluar, Vuçiq ka thënë se blerja e aeroplanëve luftarakë Rafale do të përbënte blerjen më të madhe ushtarake të Serbisë, “në vlerë të 3 miliardë eurove”.

Në vjetët e fundit, Serbia e ka rritur bashkëpunimin me Francën në fushën e mbrojtes.

Serbia ka blerë helikopterë luftarakë prej kompanisë franceze Airbus në vlerë të 105 milionë eurove, dy aeroplanë transportues C-295 në vlerë të 66 milionë eurove dhe i ka shpenzuar 15 milionë euro tjera për pajisje dhe trajnim të pilotëve.

Beogradi ka blerë edhe 18 sisteme kundërajrore Mistral me 50 raketa, por çmimi nuk dihet.

Sipas të dhënave të Institutit të Stokholmit për Kërkime Ndërkombëtare, Serbia investon më së shumti në ushtri në krahasim me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Prej vitit 2018 deri më 2022, Serbia ka ndarë më shumë se 1.4 miliard dollarë në këtë sektor.

Vuçiq e ka përmendur në disa raste se do të vazhdojë blerja e armëve dhe pajisjeve ushtarake dhe vetëm këtë vit janë ndarë 740 milionë euro në këtë drejtim.

Kritikët kanë paralajmëruar Perëndimin kundër armatosjes së Serbisë, e cila ka marrëdhënie të tensionuara me Kosovën, pavarësinë e së cilës – të shpallur më 2008 – vazhdon të mos e njohë.

të fundit

Klani Çela-Çopja, rënia e shpejtë e bandës më të frikshme në Shqipëri

Nga Max Stephens dhe Besar Likmeta Klani Çela-Çopja ishte një nga sindikatat më të fuqishme të krimit në Europë, vendimet…

5 minutes ago

Zelensky pas mbërritjes në Uashington: Mirënjohës për SHBA-të, bashkë me evropianët mund ta detyrojmë Rusinë për një paqe të drejtë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pasi ka mbërritur në Uashington për takimin me Donald Trump, shkroi në rrjete sociale duke shprehur…

31 minutes ago

Profesionistët e Lirë letër ministrit Manja: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

Publikimi së fundmi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë, ka shkaktuar debate në radhët e…

1 hour ago

Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë, rriten qiratë dhe ngrihet çmimi i kafesë

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë…

2 hours ago

Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Ish-hetuesit: Të dyshuarit mund të kenë kaluar në Serbi, t’i kërkohet ndihmë EULEX-it

Të dyshuarit për vrasjen e tre personave në Gjilan, Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, ende nuk janë arrestuar nga…

2 hours ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 18 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.1 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.4…

2 hours ago