kosovë

Vuçiç: Serbia e gatshme të pranojë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të premten se Serbia është e gatshme të pranojë dhe zbatojë konceptin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Ai i bëri këto komente pas takimit me të dërguarit amerikanë dhe evropianë të cilët më herët gjatë ditës qëndruan në Prishtinë.

Të lidhura

None found

Pas takimit me presidentin serb, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha se ndihet i inkurajuar nga bisedimet, të cilat ai i cilësoi të vështira por të hapura.

“Presidenti Vuçiç demonstroi një qasje të përgjegjshme dhe gatishmërinë për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe të ardhmes evropiane të Serbisë”, tha zoti Lajçak për gazetarët pas takimit.

Duke folur në emër të grupit i dërguari evropian tha se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është element thelbësor për qëndrueshmëri mes dy vendeve.

Nga ana e tij presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se vendi i tij do të përballej me probleme dhe sfida nëse nuk pajtohej me propozimin evropian. Ai tha se Serbia është e gatshme të pranojë konceptin dhe të punojë në zbatimin e marrëveshjes së propozuar, duke ritheksuar rëndësinë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe./VOA/

të fundit

Mbappe nga penalltia çon Francën në çerekfinale, Paraguai mposhtet 1-0 pas një sfide të vështirë

Franca ka prerë biletën për në çerekfinalen e Kampionatit Botëror, pasi mposhti Paraguain me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e…

14 minutes ago

Tuchel në stol, por jo një Angli e re: “Tre Luanët” vijojnë të ngjajnë me ekipin e Southgate

“Futbolli po kthehet sërish në shtëpi, me Tommy Tuchel”, ishte kënga që dëgjohej jashtë stadiumit në Atlanta, ndërsa mijëra tifozë…

1 hour ago

Diaspora turns out in extraordinary numbers, protesters arrive at Police Station No. 3: Free the boys! Arrest Rama

Protestuesit kanë mbërritur në komisariatin 3, ku ndodhen personat e ndaluar pas protestës që u mbajt disa ditë më parë…

2 hours ago

Diaspora brings Tirana to a standstill, flares lit during march as protesters create an atmosphere in the capital’s streets

“Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama jep dorëheqjen” ishin disa nga thirrjet që dominuan protestën e zhvilluar këtë të shtunë…

2 hours ago

Parashikimi i horoskopit, zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia ne çift do jete shume…

2 hours ago

Diaspora me pjesëmarrje të jashtëzakonshme, protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat! Arrestoni Ramën

Protestuesit kanë mbërritur në komisariatin 3, ku ndodhen personat e ndaluar pas protestës që u mbajt disa ditë më parë…

2 hours ago