kosovë

Vrau sot me të bijtë tre persona, kush është Mefali Shkodra, kosovari që reklamonte jetën e luksit dhe “miku” i politikanëve

Policia e Kosovës ka reaguar sërish lidhur me ngjarje ne regjistruar mesditën e kësaj të diele në Gjilan, ku tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë të plagosur.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia ka bërë me dije se lidhur me tragjedinë ku mbetën viktima shtetasit: Selami Hasani, Abedin Hoxha dhe Edmond Hasani si dhe të plagosur, Naim dhe Bujar Hoxha, janë shpallur në kërkim tre shtetasit e familjes Shkodra.

Konkretisht Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra të cilët akuzohen për veprën penale “vrasje e rëndë”.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201. Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Mefail Shkodra, ashtu sikurse raportuam dhe më herët ishte një emër i njohur për drejtësinë kosovare pasi më herët ka qenë i dënuar për fajde.

Në rrjetet e tij sociale, ku shtetas nuk ngurronte të tregonte jetën e tij luksoze si dhe takimet me politikanë të ndryshëm të Kosovës. Përpos fotove të cilat tregojnë jetën e tij luksoze dhe makinat e luksit, ai shfaqet edhe krah politikanëve të lartë në Kosovë, përfshirë Albin Kurtin, Vjosa Osmanin, ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçlën, kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama apo dhe me Ramush Haradinajn.

Madje, në albumin e fotove ai mban dhe një status i cili shkruan:” “nëse ndalesh sa herë që një qen leh, nuk ke për ta mbaruar kurrë rrugën tënde”.

Sakaq kujtojmë se Shkodra, së bashku me të birin, u arrestuan në qershor të vitit të kaluar pasi akuzoheshin se jepnin para me fajde dhe më pas i kërcënonin dhe i shantazhonin personat të cilëve u jepnin shumën momentare.

“Personat e arrestuar dyshohet se në këtë rast kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qellim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600.000 euro“, thuhej në njoftimin e 21.06.2024 të Policisë së Kosovës.

Zija “pllakos” dy familjet, rëndohet bilanci i viktimave në Gjilan! Babë e bir humbin jetën, në luftë me vdekjen edhe i dhëndri; Autori fotografohej krah Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Ata u liruan në tetor të 2024, por mesa duket nga informacionet e deritanishme ai nuk e ka lënë “huqin” e vjetër dhe dyshohet se shkak i tragjedisë këtë 10 gusht të jenë bërë paratë me fajde.

të fundit

Pilot who landed plane on the Hudson reveals early-stage Alzheimer’s battle

Ish-kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, heroi i aviacionit që mahniti botën me uljen e paharrueshme të një aeroplani mbi lumin…

58 seconds ago

Dua Lipa’s support for the 46-day protests in Albania finds international echo

Qendrimi i këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, në mbështetje të protestave që po vijojnë tashmë prej 46 ditësh…

1 minute ago

Eurostat: Albania Has Lost 1.8 Million People to Migration Between 1990 and 2025

Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht me një bilanc negativ të migracionit, pasi në mënyrë sistematike janë…

1 minute ago

Today’s Foreign Exchange Rate: Here are the values of the dollar, euro, franc, and pound

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me…

2 minutes ago

Boat Capsizes Near Alcatraz, One Dead and Two Still Missing

Një person ka vdekur, ndërsa dy të tjerë nuk janë gjetur ende pas përmbysjes së një varke me 19 persona…

2 minutes ago

US Offensive in Iran Enters Fourth Phase, Hormuz Remains Blocked / Trump Signals Further Strikes

Sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara kundër caqeve brenda territorit iranian po vijojnë për të katërtën ditë radhazi, teksa klima…

2 minutes ago