kosovë

Vrasja e efektivit të Policisë së Kosovës, Prokuroria ngre akuza ndaj 6 personave të dyshuar

Prokuroria në Ferizaj njoftoi të premten se ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë të dyshuarve për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, në fillim të vitit 2025.

Rreshteri Lika u vra natën e 1 prillit në shkallët e ndërtesës ku jetonte në Kaçanik, në jug të Kosovës, derisa po kthehej në banesën e tij nga puna.

Prokuroria tha në një njoftim të premten se gjashtë të dyshuarit, të cilët i identifikoi vetëm me inicialet B, R.M, V.Ç, E.L, SH.K dhe D.G, akuzohen për vrasje të rëndë.

“Të pandehurit, në bashkëkryerje me të miturin, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, rreshter M.L, me armë zjarri, ku si pasojë e të shtënave nga plagët ai ndërron jetë, [ndërsa] ata largohen nga vendi i ngjarjes”, thuhet në aktakuzë.

Të dyshuarit mund të përballen më së paku me 10 vjet burgim për vrasje të rëndë nëse shpallen fajtorë, sipas Kodit Penal të Kosovës, informon Radio Evropa e Lirë.

Prokurorët kanë kërkuar nga gjykata të urdhërojë që të gjashtë të dyshuarit- të arrestuar pak javë pas vrasjes – të vazhdojnë të mbahen në paraburgim në pritje të nisjes së gjyqit ndaj tyre.

Verën e kaluar, prokurorët kërkuan nga gjykata ta dënojë të miturin i cili dyshohet se e kreu vrasjen, i ndihmuar nga pesë të dyshuarit e tjerë.

Prokuroria e Ferizajt tha se i mituri dyshohet se, në bashkëpunim me pesë të dyshuar të tjerë, e kishte përcjellë Likën pasi ai e kishte përfunduar orarin e detyrës zyrtare deri brenda hyrjes së banesës së tij, ku kishte shtënë katër herë në drejtim të tij me armë zjarri të kalibrit 9.19 mm brenda një kohe prej rreth 47 sekondash.

Prokuroria nuk ka treguar se cilat ishin motivet e vrasjes.

Por, më herët, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, kishin thënë se dyshimet e para ishin se motivet e vrasjes kishin të bënin me punën e rreshterit si zyrtar policor.

të fundit

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVK

Largimi i papritur i Limit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 4” ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje të shumta…

26 minutes ago

Rikthehet qarkullimi pas SHTATË orësh!/ Hapet aksi Librazhd-Prrenjas pas bllokimit nga qindra metra kub gurë

Pas rreth shtatë orësh pune intensive, është hapur për qarkullim segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u…

29 minutes ago

Kërkesa kundër Ols Dados/ Gjykata Administrative kthen për plotësim padinë e Veliajt

Gjykata Administrative ka kthyer për plotësime padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër institucionit të Presidentit të Republikës dhe…

1 hour ago

Prej kohësh në luftë me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi

Gazetarja e njohur, Rezarta Reçi, ka ndërruar jetë këtë të diel. Prej vitesh Reçi ishte në luftë me një sëmundje…

2 hours ago

A e sheh Inën si nënën e fëmijëve të tij? Keijsi përgjigjet në “Fan Club”: Është ende herët, më ka mbështetur shumë dhe…

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, ishte i ftuar këtë të diel në studion e emisionit “Fan Club”, ku…

2 hours ago

Edhe Kosova në dosjet Epstein, përmendet ish-presidentja Atifete Jahjaga/ Çfarë shkruhet në email

Në dokumentet e publikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, që lidhen me çështjen Jeffrey Epstein, përmendet edhe emri…

2 hours ago