kosovë

Vodhi kanale televizive dhe kërcënoi gazetarët – katër muaj burgim për Bujar Behramin

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me katër muaj burgim kërcënuesin e Herolind Ademit, gazetar në emisionin KIKS në Klan Kosova.

I dënuari Bujar Behrami më datë 08.11.2023 përmes telefonit – rrjetit social Viber – me fjalë ka kanosur gazetarin duke i thënë se do t’i shkaktojë lëndime të rënda trupore apo do ta privojë nga jeta, raporton Klan Kosova.

“Me datën 08.11.2023 rreth orës 13:00h, në Prishtinë, përmes telefonit – rrjetit social viber – me dashje dhe me qellim të frikësimit dhe kërcënimit, me fjalë seriozisht kanos personin tjetër se do t’i shkaktojë lëndime të rënda trupore apo do ta privojë nga jeta për shkak të veprimtarisë së tij dhe atë të dëmtuarin Herolind Ademi gazetar hulumtues në Klan Kosova, në atë mënyrë që për shkak se i dëmtuari gjatë kryerjes së detyrave të tij si gazetar hulumtues derisa ishte duke hulumtuar veprimtarinë ilegale të shërbimeve IPTV ka kontaktuar me të pandehurin të cilit i është prezantuar si gazetar dhe ky i fundit përmes mesazheve nga numri i tij 049-XXXXXX i drejtohet të dëmtuarit me fjalët ‘ 0 haver veq mbyllun se sakte ta kam adresen por tregoj veq mbyllun edhe mos dil, kjo eshte hera e fundit vey po t’ kallxoj terhequ prej meje e mos u perzij se nuk han ma buk, kjo eshte e fundit se te kam lokalizu e di sakle lokacionin tuaj, fol me kon dush po t’kallxoj mos mu perziej ne pune te mija qe don me jetu edhe naj dite qekaq di met than’. Pastaj i njëjti telefonon edhe tek punëdhënësi i të dëmtuarit Klan Kosova ku bisedon me dëshmitaren Erblina Berisha të cilës i thotë se ‘deshta me paralajmerua Herolindin qe kur te shihemi ka me pa ai qekaq deshta faleminderit’ me çka tek i dëmtuari shkakton ndjenjën e frikës dhe ankthit për sigurinë e tij”, ka thënë Gjykata në aktvendim, transmeton Klan Kosova.

Me këtë rast, Gjykata thotë se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

të fundit

Pas 3 ditëve bllokadë në 10 pika doganore, nis këtë mbrëmje lëvizja e kamioneve nga dogana e Qafë Thanës! Vjen zgjidhja nga Komisioni Evropian

Pas tre ditëve bllokadë në pikën doganore në Qafë Thanë nga protesta e shoferëve të maqedonas, nga ora 20:00 të…

7 minutes ago

Qelitë plot me të paraburgosur/ Më shumë se gjysma e njerëzve ne burgje, pa dënim nga gjykata

Shqipëria ka një nga nivelet më të larta të paraburgosurve në Evropë. Numri i lartë i paraburgimeve përbën një nga…

43 minutes ago

“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën?

Banori i shtëpisë më të famshme në vend, Limi, duket se ka marrë një vendim të prerë në raportin e…

1 hour ago

BE përcaktoi Gardën Revolucionare Islamike si organizatë terroriste, reagon Irani: Gabim i madh strategjik! Evropa po ndez zjarrin

Vendimi i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për ta shpallur Korpusin e Gardës së Revolucionit Islamik, ushtrinë ideologjike të Republikës…

1 hour ago

Salianji takim me demokratët në Himarë: Pa demokraci të brendshme, Partia Demokratike humbet epërsinë morale! Pa respekt për anëtarësinë nuk ka opozitë morale

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar përmes një postimi pas një takimi të zhvilluar në Himarë, duke kritikuar…

2 hours ago

“Lëpirës i dashurisë, ti nuk ke asnjë femër…”/ Rogerti nuk kursehet ndaj Mateos: Jeton me lekët e familjes

Duket se thuajse të gjthë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, janë kthyer kundër…

2 hours ago