kosovë

Vjosa Osmani kritika BE-së, skeptike për anëtarësimin e Kosovës: Jemi 97% evropianë, por na kanë bllokuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka cilësuar mosvlerësues qasjen e Bashkimit Evropian kundrejt Kosovës në procesin e integrimit në BE.

Në një intervistë për ‘Politico’, Osmani është shprehur skeptike përsa i përket afrimit të Kosovës në BE duke thënë se rruga është e bllokuar prej tyre.

Të lidhura

None found

Ajo vendos theksin tek vlerat e larta evropiane të qytetarëve të Kosovës si dhe rendit një sërë reformash apo përparësish në fusha të ndryshme si përshembull, arsim, ekonomi apo dhe në aspektin e sundimit të ligjit.

“Nuk e ndiejmë që kjo qasje pro-evropiane dhe fakti që ne jemi 100% të përafruar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, është parë ose është vlerësuar. Përkundrazi, duket sikur merret si e mirëqenë. 97% e njerëzve të Kosovës janë pro-evropianë. Reformat tona në ekonomi, në sundim të ligjit, sidomos në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, kanë qenë thelbësore. Megjithatë, në rrugën tonë të integrimit evropian, jemi të bllokuar dhe duket sikur procesi i bazuar në meritë, për të cilin BE-ja flet aq shumë, mbetet diçka e së ardhmes. Unë ende nuk e shoh të ndodhë”, tha Osmani.

Presidentja ka theksuar se Kosova nuk duhet të shihet si barrë nga Bashkimi Evropian, por si domosdoshmëri strategjike.

Siç ka thënë ajo, Ballkani Perëndimor i paqëndrueshëm dhe i pasigurt, do të thotë një Evropë e paqëndrueshme dhe e pasigurt. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në bllok më 15 dhjetor 2022 dhe nga atëherë aplikimi ka mbetur i pashqyrtuar.

Tags: Beosmani

të fundit

Meksika shpërthen pas pushimit, mund Republikën Çeke 3-0 dhe mbyll Grupin A në krye

Meksika ka regjistruar një fitore të rëndësishme 3-0 ndaj Republikës Çeke në një ndeshje ku pjesa e dytë rezultoi vendimtare…

2 hours ago

Afrika e Jugut mposht Korenë e Jugut dhe vulos një kualifikim historik pas pushimit

Afrika e Jugut ka regjistruar një fitore të madhe ndaj Koresë së Jugut, duke triumfuar me rezultat 1-0 në një…

2 hours ago

Steve Clarke i zhgënjyer pas disfatës ndaj Brazilit, e ndërpret intervistën pas 23 sekondash

Trajneri i Skocisë, Steve Clarke, ka përjetuar një moment të vështirë pas humbjes së rëndë 3-0 ndaj Brazilit në raundin…

2 hours ago

Powerful seismic tremors hit Venezuela, authorities warn of thousands of possible deaths

Pasditen e së mërkurës, pjesa perëndimore e Venezuelës u godit nga tërmete të fuqishme pranë Karakasit, kryeqytetit të vendit, duke…

3 hours ago

Lëkundje të forta sizmike godasin Venezuelën, autoritetet paralajmërojnë për mijëra të vdekur të mundshëm

Pasditen e së mërkurës, pjesa perëndimore e Venezuelës u godit nga tërmete të fuqishme pranë Karakasit, kryeqytetit të vendit, duke…

3 hours ago

Neymar returns to Brazil after 30 months and is welcomed like a hero by the fans

Neymar Jr ka bërë rikthimin e tij të shumëpritur me fanellën e Brazilit në ndeshjen e Kupës së Botës 2026…

4 hours ago