kosovë

Vjosa Osmani e hapur për zgjedhje të reja në komunat në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova mund t’i shpallë zgjedhjet e reja në komunat në veri të Kosovës, nëse 20 për qind e votuesve nënshkruajnë një peticion me këtë kërkesë. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, Osmani ka thënë se beson që peticioni është “mënyra më demokratike” për shpallje të zgjedhjeve.

“Në këtë mënyrë, mendoj që garantojmë pjesëmarrjen e serbëve, sepse kërkesa do të duhej të vinte prej tyre, prej qytetarëve”, ka thënë ajo.

Serbët lokalë janë duke protestuar rregullisht prej 29 majit në komunat në veri të Kosovës: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Pjesëtarë të komunitetit serb i kanë bojkotuar zgjedhjet e prillit, të cilat i kanë fituar kandidatët shqiptarë.

Më 29 maj, protesta ka përshkallëzuar në dhunë, mes pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe protestuesve serbë.

Osmani ka thënë se largimi i kryetarëve aktualë, përmes një peticioni, do të ishte “në lloj referendumi”, i cili do të hapte rrugë për një proces të dytë zgjedhor.

Ajo ka thënë se gjithë procesi mund të kryhet brenda muajsh.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse votuesit serbë do të nisin peticion.

Pas rritjes së tensioneve në veri, NATO-ja e ka rritur prezencën në Kosovë, në kuadër të misionit të saj, KFOR.

Osmani ka thënë se dëshiron që trupat paqeruajtëse të qëndrojnë në Kosovë, derisa ky vend të pranohet në NATO.

të fundit

Parlamenti i ri gati për nisje/ Data e seancës së parë dhe tre emrat e mundshëm të drejtuesit

Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…

18 minutes ago

4-vjeçarja u mb*t në pishinë në Greqi, lirohen me kusht prindërit dhe gjyshi i të miturës shqiptare, nesër përcillet në banesën e fundit

Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…

31 minutes ago

FOTO/ E mbani mend? Ja sa paska ndryshuar Nermini

Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar dhe turk, Selin Demiratar, e njohur për rolin e saj si Nermini në…

46 minutes ago

Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vorë. Mësohet se rreth orës 20:30 në dalje të Vorës…

1 hour ago

Trump propozon urdhër të ri ekzekutiv: Burg kush djeg flamurin e SHBA

“Një vit burg kush djeg flamurin amerikan’’ - ky është urdhëri që ka propozuar presidenti amerikan Donald Trump. Trump ka…

1 hour ago

Basti i madh i Tares, Milani blen sulmuesin e ri për 24 milionë euro

Konrad Harder do të jetë lojtari më i ri i Milanit, ndërsa është arritur marrëveshja për blerjen e tij nga…

2 hours ago