Në 6-vjetorin e largimit të Rexhep Selimit drejt Hagës, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, shkuan për vizitë në familjen e tij në Prishtinë.
Vizita u zhvillua të enjten në mbrëmje. Krahas tyre ishin edhe Alim Rama, sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe ministra, deputetë e aktivistë të partisë.
None found
Pritjen e bëri bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti-Selimi, e cila është deputete në Kuvendin e Kosovës dhe ish-luftëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes njoftimit për këtë vizitë, Lëvizja Vetëvendosje kundërshtoi sërish aktgjykimin e 16 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së, duke e vlerësuar si të padrejtë. LVV-ja theksoi se përpjekjet për drejtësi do të vijojnë deri në lirimin e tyre të plotë, në mënyrë që Rexhep Selimi të kthehet sa më shpejt në vendin për të cilin luftoi dhe ku nuk e ndërpreu asnjëherë angazhimin.
Njoftimi solli në kujtesë edhe 5 nëntorin e 6 viteve më parë, kur Selimi, përpara nisjes për në Hagë, vendosi lule pranë varrit të Astrit Deharit me rastin e përvjetorit të vdekjes së tij.
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, që nga ajo kohë, 5 nëntori është kthyer në një ditë që i mbledh e i bashkon, duke u rikujtuar mungesën e madhe të dy shokëve të tyre.
Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, ka prezantuar analizën “Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është kundërpërgjigjur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërceli, lidhur me pretendimet e këtij të…
Policia e Tiranës, ka vendosur 12 masa administrative ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Ilir Kërçeli, ka ngritur një sërë dyshimesh lidhur me kontratat e Komunës së Prishtinës, duke…
Një 47-vjeçare është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Assizes në Mantova të Italisë, pasi u shpall fajtore…
Disfata e Sunderlandit në Ligën e Evropës nga Dinamo e Zagrebit nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e skuadrës…