Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë u bë edhe sonte vendi i protestës “Jo në emrin tim”, e cila u zhvillua për të dhjetën natë radhazi. Në mbrëmje mori pjesë edhe këngëtarja Violeta Kukaj.
None found
Ajo këndoi për qytetarët e mbledhur në shesh, të cilët shprehën sërish mbështetjen për UÇK-në. Protesta kundërshton aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
“Jo në emrin tim” organizohet çdo mbrëmje në Prishtinë. Gjatë ditës së sotme, protesta të organizuara nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së u mbajtën edhe në disa qytete të tjera të Kosovës.
Organizatori i protestës në Prishtinë, Çlirim Haziri, u bëri thirrje qytetarëve të vendosin flamurin e UÇK-së në shtëpitë e tyre.
Përmes një postimi në “Facebook”, pas protestës së dhunshme në Tiranë, Majlinda Bregu, ka shprehur keqardhjen e saj për pasojat…
nga Irena Beqiraj FUNDI I VUÇIÇIT, KAMBANA E PUSHTETIT QË BIE NË KURTHIN E VET! Është e vërtetë se liderët…
Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka shpallur të papranueshme një pjesë të ankesave të Pjetër Shalës. Për pjesën tjetër,…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për rezultatin e…
Kosova ka bërë një hap të madh drejt sigurimit të talentit së Stuttgartit U19, Enis Rexhepi, i cili po impresionon…
Përmes një postimi në "Facebook", pas protestës së dhunshme në Tiranë, Majlinda Bregu, ka shprehur keqardhjen e saj për pasojat…