kosovë

VIDEO/ “Pranoje kush je, më ke thënë a dëshiron me t’bo masazh”, studentja ballafaqohet me profesorin Xhevat Krasniqi

Rreth 27 studente kanë akuzuar profesorin e Fakultetit të Edukimit për ngacmim seksual. Sot, studentet protestuan në sallën ku ishte paraparë të mbahet mbledhja e Këshillit të Etikës të Universitetit të Prishtinës.

Një studente u ballafaqua direkt me profesorin, i cili po akuzohet për ngacmim seksual.

“Më ke thënë a dëshiron me t’bo masazh, pranoje që edhe nga universitetet tjera je larguar për ngacmim seksual… pranoje kush je. Jam tut para një viti, sot nuk tutna”, u shpreh studentja, gjatë ballafaqimit me profesorin Krasniqi.

Pas kësaj deklarate të studentes, profesori dëgjohet duke bërë një telefonatë, ku tregon se i është bllokuar dalja nga Administrata Qendrore e UP-së.

Lëvizja Feministe Studentore për disa ditë me radhë po proteston para rektoratit të UP-së, e kësaj radhe në sallën e Administratës Qendrore të UP-së, ku edhe nuk lejuan daljen e profesorit nga salla.

Xhevat Krasniqi pasi ka përfunduar deklarimin e tij, anëtarët e Këshillit të Etikës e kanë pyetur atë rreth vlerësimit që ka bërë në lëndën e tij dhe për disa prej deklaratave të studenteve që kanë raportuar ngacmimin.

të fundit

Jagxhiu paralajmëron 400 shërbime të reja në eKosova 2.0 brenda dy vjetësh

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike synon të shtojë edhe 400 shërbime të reja elektronike në platformën eKosova brenda dy…

4 minutes ago

Kasami responds after Mickoski called VLEN a “Trojan horse

Pas humbjes së OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet e parakohshme lokale për Komunën e Bërvenicës, kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, i quajti…

11 minutes ago

Apartment prices in Skopje exceed €3,000 per square meter as sales fall 14%

Blerja e një banese po bëhet gjithnjë e më e vështirë për qytetarët. Në disa lagje të Shkupit, çmimi për…

11 minutes ago

First court hearing for Xhevat Krasniqi, accused of sexual harassment, to be held tomorrow

Seanca e parë gjyqësore ndaj ish-profesorit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi, është caktuar të mbahet…

12 minutes ago

LDK and LVV formalize coalition in Shtime, agree on leadership positions

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), dega në Shtime, kanë zyrtarizuar marrëveshjen e koalicionit për mandatin aktual…

12 minutes ago

Kasami reagon pasi Mickoski e quajti VLEN-in “Kali i Trojës

Pas humbjes së OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet e parakohshme lokale për Komunën e Bërvenicës, kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, i quajti…

13 minutes ago