Shiu i rrëmbyeshëm me breshër e erëra të forta që përfshiu një pjesë të Kosovës ka shkaktuar probleme të theksuara edhe në komunikacion, sidomos në kryeqytet.
Madje në disa zona ka pasur edhe vërshime, ndersa nga videot e publikuara shihet se uji ka hyrë edhe brenda shtëpive.
E menjëherë pas reshjeve të dendura të shiut ka reaguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
“Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që ka shkaktuar dëme në kryeqytet, ju lutemi qëndroni në shtëpi ose në zona të sigurta nëse jeni jashtë. Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, si dhe zjarrfikësit, janë në terren duke punuar pa ndërprerje për të sanuar gjendjen”, thotë Rama duke plasuar në Facebook edhe numrat kujdestar.
Shiu me breshër vjen në një mot të nxehtë ku temperaturat ditëve ë fundit iu kanë afruar 40 Gradë Celsius. Me këtë rrebesh shiu, edhe IHMK ka njoftuar se nga disa e sotme nxehti i quajtur “saharian”, do të kalojë dhe temperaturat do t’i kthehen të nxehtit normal.
Sipas Prishtina Weather, 57mm të reshura u regjistruan në Prishtinë deri në orën 22:00.
Në njoftim thuhet se të reshurat e gjithë qershorit ndodhën për tri orë.
“Nuk pati nevojë për eksponim të gjatë. Veq me e prek pullën në aparat. Superqelula e stuhisë në formim. 57mm të reshura u regjistruan në Prishtinë deri në orën 22, sipas matjeve personale. Të reshurat e gjithë qershorit për tri orë”, thuhet ne njoftim.
Pas javësh të tëra thashethemesh, Lamine Yamal ka konfirmuar lidhjen e tij me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole. Futbollisti i Barcelonës…
Këngëtarja e njohur amerikane Selena Gomez, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente nga festa e beqarisë së…
Videoja e fundit që qarkulloi në TikTok, ku influencuesja Hatixhe Brika “shtyn dhe godet” një fëmijë 2-3 vjeç si pjesë…
Realizohet për herë të parë në Shqipëri, Kirurgjia Zgjuar në Trurin e një Fëmije, një ndërhyrje e rrallë dhe delikate…
Në zgjedhjet parlamentare të 11 Maj 2025, Partia Socialiste e transformoi systemin e patronazhimit në një rrjet të strukturuar dhe…
Këtë të hënë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një postim në "Facebook", u shpreh se prej një viti…