kosovë

Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe, reagon Ambasada amerikane: Minon partneritetin SHBA-Kosovë

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe është “në kundërshtim me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre”, thanë nga Ambasada amerikane në Prishtinë.

“Çdo përpjekje për të shkelur këtë parim bazë minon partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Më 31 janar, KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Por, gjatë mbledhjes, anëtarët e Komisionit miratuan listat e kandidatëve të të gjithë partive, përveç Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Tre anëtarë të KQZ-së votuan për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe anëtarët tjerë abstenuan.

Lista Serbe më 2 shkurt është ankuar në Panelin Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa për këtë vendim të KQZ-së.
Igor Simiq nga ky subjekt tha se vendimi është i “paligjshëm, antiserb dhe diskriminues”, duke shtuar se pret që PZAP ta “shfuqizojë atë”.

Ndërkaq kryediplomati serb, Marko Gjuriq, e ka dënuar ashpër vendimin e institucionit kryesor për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Gjuriq e ka cilësuar këtë vendim si një tjetër sulm serioz ndaj të drejtave të popullit serb në Kosovë.

“Në vend të shtensionimit dhe rikthimit të besimit, ne jemi dëshmitarë të hapave të rinj që thellojnë mosbesimin dhe konfirmojnë se heqja sistematike e të drejtës së votës së serbëve mbetet praktikë dhe jo përjashtim”, shkroi Gjuriq në X.

Gjatë mbledhjes, vetë kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, e cilësoi si “të pakuptimtë” mosmiratimin e përbërjes së Listës Serbe nga anëtarët e Komisionit, duke argumentuar se kishte kaluar afati për ankesa pasi votat veçse janë rinumëruar dhe, sipas ligjeve, nuk parashihen ankesa për një proces të tillë.
Ndërkaq, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), deklaroi se KQZ-ja kreu shkelje, fillimisht duke shpallur rezultate pa u konsumuar afati ligjor për ankesa, dhe më pas duke shpallur rezultate “të pjesshme”.

“Ajo që ndodhi sot është absurde. Cilido anëtar që votoi kundër ose abstenoi, nëse kishte dyshime reale për rezultatet, ishte ai që duhej të ankohej. Situata nuk zgjidhet me votim politik brenda KQZ-së dhe as duke bllokuar ose lejuar rezultate sipas interesave të momentit”, tha ai.

LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që ka fituar zgjedhjet e dhjetorit, edhe më herët kishte tentuar që ta pengonte Listën Serbe që të merrte pjesë në zgjedhje. Por, PZAP-i vazhdimisht ka rrëzuar vendimet e KQZ-së.

Në Kuvendin e Kosovës, dhjetë vende janë të rezervuara për komunitetin serb. Lista Serbe në zgjedhjet e dhjetorit fitoi nëntë, ndërsa një e siguroi Nenad Rashiq nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

LVV-ja këmkëmbëngul në qëndrimin e saj se Lista Serbe është “dorë e zgjatur e Beogradit”.

Si një nga arsyet përse nuk dëshiron bashkëpunim me të, përmend faktin se ajo nuk është distancuar kurrë nga ish-nënkryetari i saj, Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023.
Partia e Kurtit shprehet e hapur për bashkëpunim me Rashiqin dhe këmbëngul që pozitat në Qeverinë apo Kuvendin e Kosovës, të cilat me Kushtetutë u takojnë përfaqësuesve të komunitetit serb, t’i jepen pikërisht partisë së tij.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi javën e kaluar se nënkryetari i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, mund të emërohet vetëm nga partia më e madhe parlamentare e këtij komuniteti, që në këtë rast është Lista Serbe.

Shpallja e rezultateve nga KQZ vjen pas përfundimit të rinumërimit të plotë të votave të rregullta, pasi u gjetën mospërputhje në votat e kandidatëve për deputetë.

Vetëm pas përfundimit të afateve për ankesa në PZAP dhe në Gjykatën Supreme, KQZ mund të certifikojë rezultatet dhe të hapë rrugë për formimin e institucioneve të reja të vendit./REL

të fundit

Hetimi i AKSHI-t, Apeli i Posaçëm shqyrton nesër masat për Mirlinda Karcanaj dhe Hava Delibashin

Mirlinda Karcanaj dhe Hava Delibashi do të dalin nesër para Apelit të Posaçëm për shqyrtimin e masave të sigurisë të…

22 minutes ago

“Hajde përballu o burr i martuar”/ Mateo debaton me Mirin: Kam parë njerëz që kanë roje dhe bodyguard

Në shtëpinë më të famshme në vend, debatet nuk kanë fund. Një tjetër përplasje në shtëpi ka ndodhur mes Mirit…

43 minutes ago

Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, plagoset shoferi

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin Pukë–Qelëz. Një automjet tip Audi ka dalë nga rruga në…

50 minutes ago

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe nacionaliteteve të ndryshme, të cilët…

1 hour ago

FOTO/ Dua Lipa ndan momente të veçanta nga udhëtimi në Paris me të fejuarin e saj Calum Turner: Një javë perfekte

Dua Lipa publikoi në rrjetet e saj sociale foto nga udhëtimi në Paris me partnerin e saj, Calum Turner dhe…

2 hours ago

Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet me urdhër të prokurorisë polici që iu përgjigj me armë autorëve

Është ndaluar me urdhër të Prokurorisë polici i cili ndodhej brenda berberhanes në Rrilën e Lezhës mbrëmjen e djeshme (1…

2 hours ago