Ambasadat e vendeve të QUINT-it kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në lidhje me rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, më 28 janar 2024, përmes së cilës parashihet që euro të jetë monedha e vetme për kryerjen e transaksioneve.
“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara theksojnë se rregullorja e fundit e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për operacionet me para të gatshme, e cila synon të reduktojë paratë e falsifikuara, të ruajë stabilitetin financiar, si dhe të rrisë transparenca e flukseve të parasë në Kosovë, megjithatë ngre shqetësime në lidhje me ndikimin në veçanti në komunitetet me shumicë serbe”, njofton Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
“Ne jemi të shqetësuar për ndikimin e rregullores në veçanti në shkollat dhe spitalet, për të cilat asnjë proces alternativ nuk duket i zbatueshëm për momentin. Rregullorja gjithashtu do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të shumicës dërrmuese të serbëve të Kosovës që marrin pagesa/ndihma financiare nga Serbia”, thuhet në deklaratën e ambasadorëve të QUINT-it.
Bëhet e ditur se pas takimit për këtë çështje me kryeministrin të premten, QUINT-ti kërkon pezullimin e zbatimit të rregullores për të mundësuar një periudhë mjaft të gjatë tranzicioni dhe për komunikim të qartë dhe efektiv publik.
Sipas ambasadorëve të vendeve të QUINT-it, çështja duhet të diskutohet më tej në kuadër të Dialogut të Lehtësuar të BE-së.
Ditën e sotme, në një postim në rrjetet sociale, lideri demokrat Sali Berisha, ka shpërndarë një mesazh për qytetarët, në…
Një debat i ashpër në kufijtë e konfrontimit fizik, është zhvilluar mes Rogertit dhe Mirit në shtëpinë e "Big Brother…
Nuk bëhet fjalë për fitime të rastësishme, por për vendime të zgjuara, rregullime strategjike dhe hapa që krijojnë stabilitet. Ja…
Këtë të shtunë, Partia Demokratike, mban protestën e dytë kombetare përpara Kryeministrisë, ku kërkojnë largimi i kreut të qeverisë Edi…
Në Kosovë vijon procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Në përditësimin e fundit…
Ambasada Amerikane në Tiranë, ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që ndodhen në kryeqytet, që të shmangin zonën e protestës dhe të…