Categories: kosovë

Vela i përgjigjet Hotit: Nuk ka vendim për emërimin e Sejdiut si këshilltar politik

Blerim Vela, ish-Shef i Stafit të ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kundërshtuar deklaratat e ish-kryeministrit Avdullah Hoti për angazhimin e profesorit Bekim Sejdiu në Zyrën e Presidentes.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në X, Vela tha se pretendimi se Sejdiu ka ushtruar funksionin e këshilltarit politik të Presidentes nuk qëndron.

Ai sqaroi se, gjatë periudhës 2021–2023, kur drejtonte Kabinetin e Presidentes së Republikës së Kosovës, ishte i përfshirë drejtpërdrejt në procesin e angazhimit të profesorit Sejdiu në Zyrën e Presidentes.

Sipas Velës, Sejdiu ishte marrë si ekspert i jashtëm në kuadër të programit të Qeverisë së Norvegjisë për mbështetjen e institucionit të Presidencës. Programi zbatohej nga BPRG dhe nuk nënkuptonte as emërim në një post politik si këshilltar i Presidentes, as krijimin e një marrëdhënieje pune me Presidencën.

Vela e krahasoi këtë angazhim me modele të tjera të asistencës ndërkombëtare, përmes të cilave ishin përfshirë në dialog edhe Veton Surroi, Blerim Shala dhe ekspertë të tjerë, me mbështetje norvegjeze përmes BPRG. Ai shtoi se gjatë kohës së tij në Presidencë, përmes të njëjtit mekanizëm, u angazhuan edhe tre ekspertë të tjerë të jashtëm dhe asnjëri prej tyre nuk ishte këshilltar politik i emëruar.

Ish-këshilltari tha se kontributi i Sejdiut ishte i lidhur vetëm me ekspertizën e tij për çështje me rëndësi shtetërore. Sipas tij, profesori kishte punuar për modalitetet e raporteve me Vatikanin, komunikimin me SHBA-në dhe çështjet që lidheshin me marrëdhëniet me Turqinë, përfshirë edhe çështjen e dronëve. Vela theksoi se angazhimi i tij ishte bërë edhe me sugjerimin e partnerëve ndërkombëtarë.

Vela i kërkoi Hotit të bëjë publik dokumentin që pretendohet se dëshmon emërimin e Sejdiut si këshilltar politik, duke deklaruar se një vendim i tillë nuk ekziston. Ai shtoi se këtë e mbështet edhe deklarimi i pasurisë, pasi Sejdiu nuk i është nënshtruar këtij detyrimi, pikërisht sepse nuk ka mbajtur postin e këshilltarit politik.

“Debati publik duhet të bazohet në fakte dhe dokumente, jo në pretendime”, shkroi Vela.

të fundit

Schuebel pritet t’i dorëzojë Kurtit Raportin për Kosovën 2026 në takimin e pasdites

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë sot një takim me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,…

6 minutes ago

Real Madridi përballet me AEK-un, Liverpooli udhëton te Fenerbahçe

Dy prej skuadrave më të mëdha evropiane, Real Madridi dhe Liverpooli, luajnë në terminin e orës 18:45 në Ligën e…

10 minutes ago

Polemika në Danimarkë: 149 persona, përfshirë miqtë, mashtruan një komedian për katër muaj

Një emision televiziv në Danimarkë, i cilësuar si një version i vërtetë i filmit “The Truman Show”, ka shkaktuar zemërim…

11 minutes ago

Chief prosecutor appoints prosecutors to oversee prosecution offices across the country

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë vendim për caktimin e prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) si…

15 minutes ago

PDK criticizes recent appointments, Musliu-Shoshi tells Konjufca: “Stop with the nephews and nieces

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…

15 minutes ago

Ignazio Cassis in Pristina tomorrow, with trade, KFOR and new Swiss embassy on the agenda

Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…

15 minutes ago