kosovë

Vdes një person pas shembjes së dheut në Prishtinë

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar, pasi është shembur dheu në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës më 5 prill. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi Agron Boroci nga Policia e Kosovës. Ai tha se autoritetet kanë marrë informacionin rreth orës 13:00 se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në rrugën “Gjilani”.

“Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjentë”, tha Boroci.

Të lidhura

None found

Nga policia thanë se zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe po vazhdojnë punën për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Sindikatat e të drejtave të punëtorëve vazhdimisht kanë shprehur shqetësim për shkallën e lartë të lëndimeve dhe vdekjeve në sektorin e ndërtimtarisë./REL

të fundit

Banka Popullore zgjeron mundësitë për pagat dhe kontributet përmes ALTA Bankës

"Banka Popullore vazhdon të lehtësojë gradualisht kushtet për klientët e "ALTA Banka" AD Manastir. Ndryshimi i fundit i Vendimit Administrativ…

2 minutes ago

Filipçe: Pensionistët të shpjegojnë pse lejohen të marrin vetëm 10,000 denarë nga kursimet e tyre

“Si do t’ua shpjegoni tani pensionistëve që presin në radhë para Alta Bankës në Manastir? Apo se mund të marrin…

3 minutes ago

Kamberi, Rexhepi dhe Kurtulus nisin rrugëtimin si Dardanë: krenari dhe ëndrra e përbashkët

Tri fytyra të reja, një fanellë e përbashkët dhe një ëndërr që tashmë është bërë realitet. Lindrit Kamberi, Enis Rexhepi…

6 minutes ago

Belind Këlliçi: Mazhoranca po bllokon nismat e opozitës, Kuvendi nuk duhet të shërbejë si paradhomë e PS-së

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ka akuzuar mazhorancën se po…

14 minutes ago

Mbrojtja paraqet dëshmitë në procesin gjyqësor për zjarrin në “Pulse

Gjykimi për zjarrin në diskoteken Pulse në Koçan vazhdon sot në sallën e gjyqit të burgut Idrizovo në Gjykatën Themelore…

16 minutes ago

Egnatia kujton Raphael Dwamenan: Nuk do të harrojmë kurrë

Sot, 3 vite më parë, u bëmë dëshmitarë të një ngjarjeje shumë të trishtë që tronditi në themel të gjithë…

18 minutes ago