Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar, pasi është shembur dheu në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës më 5 prill. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi Agron Boroci nga Policia e Kosovës. Ai tha se autoritetet kanë marrë informacionin rreth orës 13:00 se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në rrugën “Gjilani”.
“Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjentë”, tha Boroci.
Nga policia thanë se zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe po vazhdojnë punën për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Sindikatat e të drejtave të punëtorëve vazhdimisht kanë shprehur shqetësim për shkallën e lartë të lëndimeve dhe vdekjeve në sektorin e ndërtimtarisë./REL
Pandeli Nakoleci, 40-vjeç, pritet të dalë sot para gjykatës në Greqi, pas vrasjes së bashkëshortes së tij 36-vjeçare, ngjarje e…
Dita e djeshme i ka buzëqeshur Arlind Ajetit dhe Taulant Seferit. Të dy bashkë, ishin autorë në golat që Bodrumspor…
Sot, më 24 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro, blihet me 96.5…
Ditën e sotme deri në orët e mesditës, i gjithë territori Shqiptar pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të…
Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën…
Rrëqeth me rrëfimin e saj vajza e Mariola Nakolecit, 36-vjeçares e cila u vra ditën e premte (22 gusht) nga…