Sot (e hënë) një ushtar i Ushtrisë Turke ka ndërruar jetë sa ishte duke fjetur.
Ai ishte pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, në Ekipin Monitorues Ndërlidhës të Gjilanit.
Shkaku i saktë i vdekjes së tij ende nuk është konfirmuar.
“Ushtari shërbeu me dallueshmëri dhe kontribuoi me shërbimin e tij të përditshëm në përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë. Përkushtimi dhe angazhimi i tij në mision do të kujtohen dhe nderohen gjithmonë. Janë njoftuar familjarët e ushtarit të ndjerë”, thuhet në komunikatë.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka shprehur ngushëllimet e tij të përzemërta.
“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje tragjike. Mendimet e mia janë me familjarët dhe miqtë e ushtarit të ndjerë. Humbja e tij ndihet në të gjithë komunitetin e KFOR-it. Ne do ta nderojmë kujtimin e tij përmes përkushtimit tonë të palëkundur ndaj misionit të KFOR-it”, tha Ulutaş
Mëngjesin e sotëm, një gjeneral i lartë rus është vrarë në Moskë, pas shpërthimit makinën e tij, njoftuan autoritetet ruse.…
Mbrëmjen e 27 janarit 2021, shoferi i një kamioni që po transportonte kanabis drejt Turqisë, njoftoi “shefin” e tij në…
Këtë të hënë, opozita do të mbajë protestën kombëtare, duke e konsideruar si një reagim ndaj korrupsionit qeveritar që ka…
Mosha e 2,2 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, është mjaft e re sipas të dhënave nga Ces Hub i…
Tenderi për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizmit për llogari të Drejtorisë së Përgjithshe të Tatimeve, me autoritet kontraktor Agjencinë Kombëtare…
Egli Tako, një nga protagonistet e sezonit të kaluar të “Big Brother VIP 4”, është rikthyer në vëmendje me disa…