Një pjesë e ushtarëve të KFOR-it në Kosovë e kaluan të dielën në aktivitet, duke marrë pjesë në “Wolverine Challenge”, një garë e organizuar në kampin e Novosellës. Në këtë sfidë u përfshinë 11 ekipe nga 9 shtete të ndryshme që kontribuojnë në misionin e NATO-s.
Në njoftimin e misionit thuhet se bëhet fjalë për një garë kërkuese, e cila vë në provë forcën dhe qëndrueshmërinë fizike. Disiplinat e përfshira në të ishin vrapimi, ngritja e peshave, ushtrimet me peshën e trupit, si dhe shtyrja e tërheqja e automjeteve ushtarake.
None found
Sipas KFOR-it, vendin e parë në këtë garë e fitoi Lituania, ndërsa pas saj u renditën Sllovakia dhe Letonia.
Po ashtu, në njoftim theksohet se aktivitete të tilla stërvitore ndihmojnë në rritjen e ndërveprimit, forcojnë kohezionin mes personelit shumëkombësh dhe shtojnë gatishmërinë operacionale të nevojshme për mbështetjen e misionit të KFOR-it, si dhe për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
Partia Demokratike ka shpërndarë një mesazh në grupet e komunikimit me demokratët, ku u bën thirrje anëtarëve të saj të…
Këtë të enjte, Shqipëria po përballet me një situatë të rrezikshme meteorologjike. Reshje të dendura dhe me intensitet të lartë…
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, gjatë vizitës në Tiranë dhe fjalës së mbajtur në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian,…
Këtë të enjte, debate të ashpra kanë përfshirë seancën e fundit parlamentare, ku përfaqësues të opozitës kanë lëshuar akuza të…
Trabzonspori përballet sot me CSKA Sofia-n. Ernest Muçi, nuk ka udhëtuar në Bullgari për sfidën e Ligës së Konferencës, pasi…
Këtë të enjte, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka mbrojtur reagimin e Policisë së…