Seanca e radhës në gjykimin ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për veprën penale të spiunazhit, u mbajt sot.
Para gjykatës dëshmoi zyrtari policor A.K., i cili tha se kishte punuar më herët me Qerimin, por mohoi që ai të kishte qenë informator i Policisë së Kosovës.
None found
Gjatë marrjes në pyetje nga prokurori Bekim Kodraliu, dëshmitari tregoi se kishte qenë pjesë e të njëjtit ekip hetimor me Qerimin për rreth dy vjet. Sipas tij, Qerimi ishte transferuar nga rajoni i Ferizajt në Drejtorinë e Përgjithshme, në Departamentin e Hetimeve në Prishtinë. Pas largimit të tij nga Policia e Kosovës, të dy nuk patën kontakte për një kohë të gjatë, ndërsa u takuan sërish në vitin 2022.
A.K. bëri të ditur se ndër përgjegjësitë e tij policore ishte edhe trajtimi i burimeve të informacionit. Ai tha se në takime Qerimi shprehej se kishte të dhëna për t’i përcjellë, por ato rezultonin të pasakta ose të paplota.
Dëshmitari në gjykimin për spiunazh: Të dhënat që sillte Qerimi ishin të pasakta ose të paplota
“Një ndër detyrat e mia ka qenë tregimi i burimit të informacionit. Herë pas here më ka takuar dhe më ka thënë se ka ndonjë informacion. Jo se ka dhënë ndonjëherë shumë informacion ose diçka të veçantë, por zakonisht si arsyetim për takim ka qenë dhënia e informacionit. Kur ka thirrë ka thënë se ka me dhënë diçka. Shumica e informacioneve ose nuk kanë qenë informacione të sakta ose jo të plota për punën. Jo, Muharremi nuk ka qenë informator i Policisë së Kosovës”, deklaroi dëshmitari.
Dëshmitari përshkroi edhe një bisedë në të cilën i kishte shpjeguar Qerimit se largimi i tij nga policia nënkuptonte se nuk mund të komunikonin më si më parë.
“Unë ty po të tregoj gjithçka, ti kurrgjë”, çfarë i kishte thënë Qerimi sipas dëshmitarit
“Kjo ka ndodhur në këtë takimin që e potencova në vitin 2012, pak kohë kemi qenë në pauzë, pasi isha duke analizuar për të nxjerrë përfundime nga biseda me të, për një moment Muharremi më ka thënë se unë ty po të tregoj gjithçka, ti mua nuk po më tregon gjithçka. Ka ndryshuar mënyra e komunikimit pasi më nuk je pjesë e policisë. Nuk është më zyrtar policor dhe nuk mund t’i diskutojmë më, por nëse ki diçka me ia dhënë policisë mundesh me na dhënë, gjithmonë në cilësinë e një burimi të paregjistruar”, tha ai.
Për dyshimet se Qerimi kishte bashkëpunuar me Shërbimin Sekret Serb, BIA-n, A.K. tha se kishte marrë vesh nga mediat pas arrestimit të tij. Më pas, duke pasur parasysh akuzat, ai krijoi përshtypjen se takimet mund të ishin përdorur për të mbuluar veprimtarinë për të cilën dyshohet Qerimi.
A.K.: Qerimi këmbëngulte për takime; për akuzat mësova pas arrestimit të tij
“Sa i përket bashkëpunimit të tij me BIA, atë e kam mësuar nga mediat pas arrestimit të tij. Me Muharremin, pas takimit të parë që e kemi bërë pas 10 viteve, ka qenë ai që më ka thirrur, nuk ka qenë asnjë informacion që nuk ka pasur rëndësi. Gjatë kësaj kohe që jemi takuar pas 10 viteve, zakonisht ka qenë insistimi i tij me u taku. Pas arrestimit të tij, kuptova nga mediat për çka akuzohet, ku është një konkluzion i imi që një ndër arsyet që ky ka ardhë me u taku me mua, nëse e ka kryer aktivitetin që akuzohet, ta ketë si mbulesë takimi me mua”, tha ai.
Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzon Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin për spiunazh në favor të BIA-s serbe. Sipas aktakuzës së ngritur më 19 shkurt 2025, ata dyshohet se i kanë përcjellë Shërbimit Sekret Serb informacione për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, masakrat në Kosovë, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës.
"Ribalancimi i dytë i buxhetit për vitin 2026 është një dokument që nuk përfaqëson thjesht një rregullim kozmetik ose teknik,…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski sot ka pritur në…
Presidentja Justina Shiroka-Pula ktheu në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara pas kërkesës që Grupi Parlamentar i PDK’së i bëri…
Sot, është mbajtur seanca e radhës për të akuzuarit Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi të cilët akuzohen për veprën penale…
Arlinda Zekaj, 49-vjeçare nga Vitomirica e Pejës, nuk ishte një viktimë e panjohur për institucionet. Përkundrazi, rasti i saj kishte…
Autoritetet spanjolle dhe marokene kanë goditur një nga rrjetet e mëdha të trafikimit të kanabisit në Spanjë, duke arrestuar 86…