Categories: kosovë

Uashingtoni sanksionon Gjykatën e Hagës, Rubio: Do t’ia paralizojmë funksionimin

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump njoftoi të premten vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), në një përshkallëzim të përplasjes me këtë institucion të drejtësisë ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

Sipas masave të shpallura, synohet kufizimi i veprimtarisë së gjykatës, e cila është kritikuar nga administrata Trump për hetimet dhe procedurat e nisura ndaj zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se presidenti Trump nuk do të pranojë ndjekjen penale të shtetasve amerikanë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

“Do t’i ndalojmë transaksionet me këtë gjykatë që vepron jashtë rregullave, do t’ia heqim burimet dhe do ta paralizojmë aftësinë e saj për të funksionuar”, deklaroi Rubio.

Masat mund të shtrihen përtej zyrtarëve të gjykatës dhe të prekin edhe kompanitë që i ofrojnë shërbime, mes tyre ato financiare, të sigurimeve dhe teknologjisë, shkruan Reuters.

Zëvendësprokurorja e GJPN-së, Nazhat Shameem Khan, e kundërshtoi vendimin amerikan, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të dëmtuar sundimin e ligjit ndërkombëtar dhe pavarësinë e një institucioni gjyqësor.

Khan deklaroi se, pavarësisht presionit, gjykata do të vijojë punën për të gjitha çështjet, hetimet dhe procedurat penale që ka në shqyrtim.

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjykatës Penale Ndërkombëtare janë rritur veçanërisht pas urdhërarresteve të lëshuara për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant.

Urdhërarrestet lidhen me dyshimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës. SHBA-ja ka kundërshtuar gjithashtu hetimet e mëparshme të gjykatës ndaj veprimeve të pjesëtarëve të ushtrisë amerikane në Afganistan.

E krijuar në vitin 2002, Gjykata Penale Ndërkombëtare ka kompetencë të ndjekë penalisht personat përgjegjës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e saj.

Ndërkohë, gjykata po shqyrton mënyra për të kufizuar pasojat e sanksioneve, përfshirë zëvendësimin e disa shërbimeve teknologjike dhe gjetjen e alternativave për shërbimet bankare.

Përplasja e fundit ka nxitur shqetësime lidhur me ndikimin e presionit politik mbi drejtësinë ndërkombëtare dhe aftësinë e institucioneve gjyqësore për të vepruar në mënyrë të pavarur.

të fundit

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

5 hours ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

5 hours ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

6 hours ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

6 hours ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

6 hours ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

7 hours ago