Categories: kosovësport

U transferua në Premier League, Milot Rashica: Është një ëndërr, ja kush më ndihmoi

Milot Rashica u transferua tek anglezët e Noruiç Sitit dhe vitin tjetër do të luajë në Premier Ligën angleze.

Nuk dihet ende shifra e transferimit, por Rashica ka firmosur një kontratë 4 vjeçare me sapo te ngjiturit në elitën e futbollit anglez.

Në një intervistë për “Canaries.co.uk”, sulmuesi i dardanëve foli për herë të parë si futbollist i Noruiç Sitit duke thënë:

“Unë jam me të vërtetë i lumtur që do të luaj para tifozëve të Noruiçit në Premier Ligë. Sigurisht që do të jap më të mirën këtij klubi në çdo ndeshje dhe shpresoj të entuziazmoj tifozët me shumë gola dhe asistime. Mezi pres të filloj.

Unë di disa gjëra për klubin, veçanërisht stilin e lojës së trajnerit Daniel Farke. Unë dua të vazhdoj të mësoj dhe zhvillohem si lojtar dhe person dhe mendoj se stili i lojës këtu do të më përshtatet shumë.

Unë kam folur me trajnerin dhe e di se çfarë dëshiron të shohë nga unë. Këto biseda me të kohët e fundit kanë qenë një ndihmë e madhe dhe jam shumë i ngazëllyer.

Nuk njoh asnjë nga lojtarët ose stafin, por unë kam shumë miq këtu dhe në Gjermani që flasin shumë mirë për Noruiç Sitin dhe mënyrën e funksionimit të klubit.

Gjithmonë ka qenë një ëndërr që unë të luaja në Premier Ligë dhe jam kaq i lumtur që Noruiçi më dha këtë mundësi të shkëlqyer. Kam luajtur disa ndeshje në Angli më parë. Kam luajtur me Viteshen kundër Sauthemptonit në një sfidë për kualifikueset e Ligës së Europës, gjithashtu dhe disa ndeshje para-sezonale kundër disa ekipeve angleze.

Unë gjithashtu kam disa familjarë të mi në Londër. Unë dhe familja ime po presim me padurim të transferohemi në Angli, të jemi më pranë tyre dhe të përjetojmë diçka të re”, e mbylli fjalën e tij Rashica.

të fundit

Viktimat e pafajshme të atentateve kriminale/ Sa e sigurtë është Shqipëria?

“Armando ka qenë një njeri i qetë, nga një familje shumë e mirë, një djalë i edukuar dhe i qytetëruar,…

7 minutes ago

Rimbursim për arsimin e fëmijëve nga 2026-ta pas rillogaritjes të tatimit me DIVA/ Ja cilat kategori përfitojnë

Nga viti 2026 për arsimin e fëmijëve, prindërit më të ardhura vjetore bruto më pak se 1,2 milionë lekë do…

24 minutes ago

Sylvinho: E dinim se do ishte e vështirë, por ia dolëm, tani duhet kujdes, nuk na lejohen gabimet

Mbrëmjen e djeshme, pas fitores 1-0 ndaj Letonisë, në ndeshjen kualifikuese të botërorit 2026, tekniku i Shqipërisë, Sylvinho dha mendimin…

35 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 10 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.3 lekë dhe shitet me 83.6 lekë. Euro, blihet me 96.7…

1 hour ago

Skandal në Beograd/ Tifozët serbë me thirrje “Kosova është Serbi”, gjatë ndeshjes kundër Anglisë (VIDEO)

Tifozët serbë nuk po reshtin me thirrjet e tyre raciste ndaj Kosovës. Kjo ndodhi mbrëmë në ndeshjen mes Serbisë dhe…

1 hour ago

Parashikimi i motit 10 Shtator 2025, temperatura deri në 36°C

Ditën e sotme në vendin tonë, pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike, duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike. Parashikohet…

2 hours ago