Categories: kosovëshowbiz

U rendit në 10 vajzat më të bukura në botë, shihni si duket sot Zana Krasniqi (FOTO LAJM)

Për vite me radhë, ajo ka qenë një nga modelet më të përfolura. Është fjala për Zana Krasniqin, e cila sa herë shfaqej në publik, menjëherë e gjithë vëmendja ishte te bukuria e saj natyrale.

Ishte viti 2008 kur ajo u shpall “Miss Universe Kosova” dhe më pas përfaqësoi vendin e saj për herë të parë në “Miss Universe”. Aty, ajo u rendit ndër 10 vajzat më të bukura.

Të lidhura

None found

E që nga ajo kohë, Zana nuk ishte më pjesë në fushën e modelingut dhe u largua nga bota e televizionit. E teksa shumë persona ia kanë ndjerë mungesën, së fundmi ajo është rikthyer sërish në vëmendjen e të gjithëve.

Fotografi i njohur shqiptar, Artan Korenica, i ka realizuar disa fotografi shumë të bukura, të cilat i ka postuar në profilin e tij në “Instagram”. E duket qartë se edhe pse kanë kaluar disa vite, ajo nuk ka ndryshuar aspak.

E përveç fansave të saj, edhe moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, është bërë nostalgjike dhe ka kujtuar një nga momentet e rralla që ka ndarë me Zana Krasniqin.

Arbana  ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” një foto të realizuar rreth 15 vite më parë, kur Zana ishte në qendër të vëmendjes mediatike. Arbana ka treguar se ajo ka qëndruar në një dhomë hoteli me Zanën dhe në foton e vjetër të dyja shfaqen shumë të lumtura bashkë

“Unë dhe Zana Krasniqi në dhomën tonë të hotelit përafërsisht 15 vite më parë”, ka shkruar Arbana.

Këtë foto e ka ripublikuar më pas edhe Zana, që ka shkruar: “Oh Zot çfarë kujtimi i bukur. Më mungon buzëqeshja jote”.

të fundit

Protesta studentore në Tiranë, reagon Albin Kurti: Një demokraci që humbet besimin e të rinjve e mbyt ndryshimin shoqëror!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me protestat studentore në Tiranë kundër qeverisë, kryeministrit Rama dhe klasës…

5 minutes ago

Chelsea triumfon 2-0 ndaj Manchester Unitedit, ja vlerësimet e lojtarëve

Chelsea ka marrë një fitore të madhe 2-0 në shtëpi ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e…

5 minutes ago

LSDM kërkon llogari nga Mickoski dhe Sllaveski për situatën e Alta Bankës në Maqedoni

Partia opozitare, LSDM, paralajmëron për rrezik të përhapjes së krizës financiare nga ALTA Banka në Serbi te banka e saj…

11 minutes ago

Pas tensioneve te Ministria e Arsimit, studentët marshojnë te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, kalojnë pranë selisë së PS, policia në gatishmëri pranë godinës

Studentët vijojnë protestën e 19 kundër qeverisë. Edhe ditën e sotme organizimi nisi te Ministria e Arsimit. Pavarësisht reshjeve të…

13 minutes ago

Chelsea triumfon ndaj Manchester Unitedit në derbin e javës në Ligën Premier

Chelsea ka marrë një fitore të madhe 2-0 në shtëpi ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e…

23 minutes ago

VDEO/ Përshkallëzohet situata para Ministrisë së Arsimit/ Hidhet molotov drejt efektivëve, policia përgjigjet me ujë me presion

Situata është tensionuar gjatë protestës studentore të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të…

29 minutes ago