Vrasja e Alinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, mbrëmjen e 25 tetorit, mbetet një ngjarje e rëndë për të cilën ka ende paqartësi. Kunati i saj, Albert Sylaj, dyshohet se e privoi nga jeta.
Edhe pse i dyshuari u arrestua disa ditë pas krimit dhe ndodhet në paraburgim, vëmendja publike vazhdon të përqendrohet te rrethanat që i paraprinë ngjarjes.
None found
Gazetari Vullnet Krasniqi ka ngritur pikëpyetje për zhvillimet e mundshme në Stacionin Policor në Pejë para vrasjes, veçanërisht për komunikimet mes personave të përfshirë.
“Çështja kryesore që kërkon përgjigje është se çfarë ndodhi atë natë në stacionin policor të Pejës. Kur shkova atje, gjëja e parë që më thanë ishte: ‘Vullnet, nuk e ke idenë çfarë ka ndodhur këtu, brenda stacionit policor’. Sipas informacioneve të Besnik Berishës, avokatit të familjes, Jetoni ndodhej aty me vëllanë e tij dhe dyshohet se e njoftoi Albertin: ‘Arlinda po vjen te ju, Jetonin e kanë ndal’. Kjo ngre pyetjen se si u mor vesh për vrasjen dhe çfarë roli pati telefoni. Ka dyshime të forta se Jetoni kishte qasje në telefon brenda stacionit dhe se mund ta ketë parë vrasjen. Nuk është e qartë pse iu lejua ta mbante telefonin”, ka deklaruar Krasniqi.
Gazetari vuri në pikëpyetje edhe faktin që, sipas tij, nuk pati telefonatë në numrin emergjent 192 për të raportuar vrasjen. Kjo, tha ai, kërkon sqarim lidhur me mënyrën se si policia u vu në dijeni për krimin.
“Pamjet e kamerave të sigurisë së stacionit duhet të krahasohen me ato të familjes. Këto janë dyshime që pritet të sqarohen së shpejti. Nëse rezulton se Policia e Kosovës shkoi në vendngjarje pasi u njoftua nga një person i tretë dhe se Jetoni kishte qasje në telefon, atëherë do të ishte skandal i madh”, u shpreh Krasniqi.
Ndërkohë, gazetarja Qëndresa Tërshani tha se vendimi i Gjykatës në Pejë, i nxjerrë dy ose tri ditë pas vrasjes, përmend dëshmitarë okularë të cilët ende nuk ishin marrë në pyetje nga hetuesit.
“Pak ditë pasi Albert Sylaj u dorëzua, dyshohet se ai synonte të takohej me familjen për t’u treguar se si duhej të flisnin. Gjatë marrjes në pyetje mund të ndryshojë edhe statusi i tyre; personat që tani janë dëshmitarë mund të bëhen të dyshuar. Pra, kjo nuk është përfundimtare”, tha Tërshani.
Sipas dosjes gjyqësore, tre persona kanë qenë të pranishëm dhe e kanë parë drejtpërdrejt vrasjen.
“Në dosje përmenden nëna e të pandehurit, vajza dhe djali i Albertit, djali i viktimës, këta tre të mitur, si dhe bashkëshortja dhe vëllai i Albertit, Dritoni. Sipas dokumentit të gjykatës, tre fëmijët janë dëshmitarë dhe e kanë parë vrasjen: dy fëmijët e Albertit dhe djali i Arlindës”, tha gazetarja.
Tërshani përshkroi gjithashtu atë që thuhet në dosje për momentet e sulmit: “Arlinda hyri në dhomën e gjumit. Alberti e ndoqi me sëpatë; ajo u vendos pas derës për t’u mbrojtur, por ai e goditi disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë zona vitale”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Izrael ka konfirmuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të javës së kaluar, duke hedhur poshtë pretendimet…
Skuadra e Prishtinës ka mposhtur Dritën në ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës futboll. Të…
TeutaTeuta vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës në “Abissnet Superiore”, sfidë të cilën do ta luajnë të shtunën përballë Tiranës…
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, së bashku me Zëvendëskryeprokurorin e Shtetit, Bahri Hyseni, prokurorin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit,…
Pas valës së protestave që kanë pushtuar vendin prej javësh, Franca po planifikon investime në arsim. [...]Read More...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sopot të Bulqizës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se si pasojë e…