Categories: kosovë

Tre të akuzuarit për sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit deklarohen të pafajshëm

Dragisha Viqentijeviq, Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq, ky i fundit në mbrojtje në liri, kanë mohuar akuzat që lidhen me sulmin e 29 nëntorit 2024 ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut, gjatë paraqitjes së tyre në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Të lidhura

None found

Para gjykatës, Jovan Viqentijeviq tha se nuk e pranon fajësinë për akuzat ndaj tij.

“Jo, nuk ndihem fajtor”, u shpreh ai.

Edhe Dragisha Viqentijeviq deklaroi se nuk mban përgjegjësi për veprat penale që i ngarkohen.

“Nuk ndihem fajtor për veprat që më bien në barrë”, tha ai.

Po ashtu, edhe Igor Dimoviq, i cili po mbrohet në liri, u deklarua i pafajshëm.

“Nuk ndihem fajtor për veprën që më vihet në barrë”, tha ai.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, më 29 nëntor 2024, rreth orës 18:50, në fshatin Varagë të Komunës së Zubin-Potokut, vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq kanë vendosur lëndë shpërthyese në segmentin e kanalit të Ibër-Lepencit, një infrastrukturë publike që shërben për furnizim me ujë të pijshëm dhe për nevojat e Korporatës Energjetike të Kosovës në prodhimin e energjisë elektrike.

Në aktakuzën e përpiluar nga prokurori special Bekim Kodraliu thuhet se ata, bashkë me persona të tjerë ende të paidentifikuar, pas një marrëveshjeje paraprake dhe me synim frikësimin serioz të popullsisë, si dhe cenimin e rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, kanë vendosur brenda kanalit rreth 20 kilogramë eksploziv të llojit Trinitrotoluene (TNT).

Prokuroria pretendon se eksplozivi ishte futur në një çantë, e cila ishte lidhur me litar në një shtyllë betoni, me qëllim që të shkaktohej dëmtim i rëndë i infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë dhe energji elektrike.

Sipas aktakuzës, të pandehurit e kanë aktivizuar lëndën shpërthyese duke ndezur një fitil me djegie të ngadalshme, çka solli një shpërthim të fuqishëm dhe dëmtoi rëndë strukturën prej betoni të kanalit të Ibër-Lepencit.

Si rrjedhojë e shpërthimit, sipas Prokurorisë, u ndërpre furnizimi me ujë të pijshëm për banorët e disa komunave veriore dhe qendrore të Kosovës, u pengua furnizimi me ujë për KEK-un dhe u vu në rrezik prodhimi i energjisë elektrike në nivel vendi.

Me këto veprime, thotë Prokuroria, të akuzuarit kanë krijuar rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e popullsisë, si edhe kanë dëmtuar infrastrukturën kritike të shtetit. Dëmi material i shkaktuar ndaj ndërmarrjes Ibër-Lepenc vlerësohet në 376 mijë e 774 euro e 70 centë.

Ata ngarkohen se, në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”, në lidhje me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal të Kosovës.

Në pikën e dytë të aktakuzës, vëllezërit Viqentijeviq përballen edhe me akuzë për armëmbajtje pa leje. Prokuroria thotë se gjatë kontrolleve të kryera nga Policia e Kosovës në banesat e tyre në Zubin-Potok dhe në fshatin Prevllak të kësaj komune, është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme armatimi luftarak.

të fundit

Hita: 132 policë të dëmtuar në protesta, 5 sot; një efektiv me fraktura të shumta në gojë dhe nofull

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka bërë një bilanc të punonjësve të policisë të lënduar gjatë…

18 seconds ago

Laporta mbështet Tebasin përballë kërkesës së Real Madridit për dorëheqje

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur mbështetjen e tij për homologun e tij në La Liga, Javier Tebas, pasi…

2 minutes ago

Përplasje te Kryeministria, protestuesit djegin një automjet dhe policia ndërhyn me gaz lotsjellës (VIDEO)

Situata në protestën e sotme vijon të jetë e tensionuar, me përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë. Sipas pamjeve…

12 minutes ago

Milani synon transferimin e sulmuesit të shumëkërkuar të Club Brugge

Milani është ndër klubet që po e monitorojnë nga afër sulmuesin e shumëkërkuar të Club Brugge, Nicolo Tresoldi, në prag…

20 minutes ago

Pesë lojtarët e Manchester United që mund të largohen nëse Antonio Conte merr drejtimin

Antonio Conte mund të bëjë ndryshime të mëdha te Manchester United nëse emërohet trajner në vend të Michael Carrick. Pesë…

38 minutes ago

After using tear gas and water cannons, police move into the crowd and detain protesters

Situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është përshkallëzuar ndjeshëm në momente kaosi dhe përplasjesh intensive. Pas ndërhyrjes me sasi të…

39 minutes ago