kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Serbisë ka shpallur konkurs për 300 vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në mjediset me shumicë serbe në Kosovë.

Kjo është hera e dytë që ajo premton vende të reja punë në prag të zgjedhjeve në shtetin fqinj këtë vit, për ç’ka është kritikuar nga Kosova.

Këto konkurse janë rihapur në kulmin e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të cilat mbahen më 28 dhjetor, ku merr pjesë edhe Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Ndërkohë, zyrtarë të lartë të Listës Serbe janë në krye të shumë institucioneve shëndetësore. Për shembull, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, është drejtor i Qendrës Klinike-Spitalore në Mitrovicën e Veriut, ndërsa kandidatja për deputete Mirjana Dimitrijeviq është në krye të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Graçanicë, afër Prishtinës, informon Radio Evropa e Lirë.

Siç mund të shihet në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë, konkurset e reja kanë të bëjnë me pranimin në marrëdhënie pune në institucionet shëndetësore në Graçanicë, Shtërpcë, Mitrovicë të Veriut, Gjilan, Obiliq, Fushë Kosovë dhe Zubin Potok, për një periudhë të caktuar prej gjashtë muajsh.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka bërë të ditur se janë në zhvillim edhe konkurse për 50 vende të tjera pune në institucionet shëndetësore në Kosovë, të cilat janë shpallur më 22 dhjetor.

“Me punësimet e reja do të përmirësohet edhe më tej niveli i mbrojtjes shëndetësore në mjediset serbe në Kosovë dhe Metohi, gjë që tregon kujdesin e qartë të shtetit të Serbisë dhe të presidentit Aleksandar Vuçiç për popullin e vet në KiM”, thuhet në njoftim.

Në fund të nëntorit, Ministria e Shëndetësisë e Serbisë e zgjati deri më 15 janar 2026 afatin për përzgjedhjen e punëtorëve të rinj në institucionet e saj që funksionojnë në mjediset serbe.

Bëhet fjalë për një konkurs për 400 vende pune, të cilin, para së gjithash, dhe në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë më 12 tetor, e kishte paralajmëruar vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke theksuar se shteti i Serbisë “kujdeset për komunitetin serb në Kosovë”.

Zgjatja e afatit për përzgjedhjen e punëtorëve të rinj u arsyetua me numrin e madh të kandidatëve të paraqitur.

Disa parti politike serbe në Kosovë e kanë kritikuar këtë vendim të Ministrisë së Shëndetësisë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja, duke vlerësuar se kjo nuk është hera e parë që qytetarët “manipulohen për të mbështetur udhëheqësit e Listës Serbe”.

Para zgjedhjeve parlamentare në shkurt të këtij viti, Serbia kishte gjithashtu të hapur një konkurs për institucionet shëndetësore në Kosovë, por ai u anulua pas protestave për “mungesë transparence” dhe “punësim partiak të njerëzve të përshtatshëm”.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në tetor e akuzoi Serbinë se po ndërhyn në zgjedhjet lokale në Kosovë duke premtuar vende pune dhe përfitime financiare.

Në zgjedhjet e ardhshme të së dielës, nga subjektet politike serbe në garën zgjedhore marrin pjesë Lista Serbe, Paria për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiçit dhe Aleanca Kosovare e Goran Marinkoviçit.

Ndërkohë, Lista Serbe e ka akuzuar Rashiçin dhe partinë e tij për “keqpërdorim të institucioneve të Kosovës dhe blerje votash”.

të fundit

Vllaznia mundin Flamurtarin mes vuajtjesh, pas 6 ndeshjesh radhazi pa fitore

Vllaznia, më në fund, ka gjetur fitoren mes vuajtjesh, duke u rikthyer më në fund te tre pikët. Kuqeblutë mundën…

9 minutes ago

Vuçiç thotë se ka pritur më shumë nga presidenti Trump, akuza edhe Shqipërisë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të mërkurën se Beogradi kishte pritur hapa të mëdhenj përpara nga administrata e…

28 minutes ago

Çfarë po ndodh në Pogradec/ Policia aksion, sekuestrohet lëndë narkotike, shoqërohet një person

Policia e Pogradecit po zhvillon një aksion në zonën e lokaleve në afërsi të ish-vilave. Bëhet me dije se gjatë…

43 minutes ago

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, Kremlini shkatërron rrjetin elektrik

Do të jetë një Krishtlindje në të ftohtë dhe në errësirë për qindra mijëra civilë ukrainas. Akoma më keq për…

1 hour ago

“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues

Rreth një vit më parë, Olta Boka u bë nënë për herë të dytë dhe në familjen e saj u…

1 hour ago

FOTO PA R*ÇIPETA/ Dua Lipa dhe Calum Turner vazhdojnë pushimet, foto të reja të çiftit nga Meksika

Dua Lipa dhe Callum Turner po vazhdojnë pushimet e tyre në Meksikë , duke marrë një pushim nga angazhimet e…

1 hour ago