kosovë

Trajkoviq: ‘Kompromisi’ i Vuçeviqit është ndarja e Kosovës

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se gatishmëria e Serbisë për të bërë kompromise për Kosovën mund të nënkuptojë vetëm ndarje të atij territori, por edhe konflikte.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Millosh Vuçeviq se Serbia është “gati të bëjë kompromise” për Kosovën, Trajkoviq i tha agjencisë Beta se kjo ishte një përpjekje e autoriteteve në Beograd për t’u kthyer në “pozitat e tyre fillestare” me qëllim të ndarjes së territorit.

“Megjithatë, edhe pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në thelb ia dorëzoi Prishtinës të gjitha institucionet dhe jetën e serbëve, funksionaliteti i autoriteteve të Prishtinës nuk është realizuar. Mesazhet që tregojnë për ndarjen e Kosovës paralajmërojnë destabilizimin e ri dhe një fushatë kundër Serbisë dhe serbëve që nuk na duhet në këtë moment”, tha ajo.

Trajkoviq theksoi se Albin Kurti kontrollon veriun e Kosovës me ndihmën e forcave speciale policore. Sipas saj, siguria në Kosovë çdo ditë e më shumë po rrezikohet.

“Kurti zbaton ideologjinë e formimit të Shqipërisë së madhe, ndërsa Vuçiq përmes Vuçeviqit kërkon edhe një herë ndarjen e Kosovës. Të gjithë e dinë se kjo nuk mund të arrihet pa konflikt. Të dyja këto strategji mund të shkaktojnë një konflikt që do të përfundonte me dëbimin e serbëve nga veriu apo hyrja e forcave tona ushtarake në veri të Kosovës në emër të mbrojtjes së serbëve”, tha Trajkoviq.

Ajo shtoi se NATO po sjell një numër në rritje të ushtarëve në Kosovë.

“NATO nuk dëshiron të ndryshojë kufijtë e territorit. Nëse Serbia do të bëhej anëtare e NATO-s, çështja e statusit të Kosovës do të ndalohej”, tha Trajkoviq.

Kryeministri serb Millosh Vuçeviq tha të martën se Serbia është “absolutisht e gatshme të bisedojë me Prishtinën” dhe të “bëjë kompromise” për Kosovën.

Vuçeviq i tha AFP se kompromis do të thotë se askush nuk fiton plotësisht dhe askush nuk humb plotësisht.

“Është më mirë të ulemi, të takohemi, të flasim, të përpiqemi të flasim. Çdo gjë është më mirë se përshkallëzimi”, shtoi ajo.

të fundit

Zgjedhje, protesta, kaos në Parlament dhe zyrtarë të lartë nën lupën e drejtësisë/ 2025-a, viti i sfidave në politikë, ngjarjet që shënjuan vitin që lamë pas

Viti që po lëmë pas ishte dinamik sa i përket ngjarjeve politike. 2025 ishte një vit zgjedhor me zgjedhjet e…

5 minutes ago

FOTOT/ Festa e ndërrimit të viteve lë pasoja, fishekzjarret djegin plotësisht dy makina në Elbasan

Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve në shtatë bashkitë e Qarkut Elbasan, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, nuk janë…

52 minutes ago

Dy vajza janë bebet e para të 2026-ës/ Vogëlushet lindën pak pas ndërrimit të viteve

Dy vajza janë bebet e para të 2026-ës. Vogëlushet lindën pak pas ndërrimit të viteve. Lajmin e ka ndarë kryeministri…

60 minutes ago

Horoskopi 1 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Do të ndiheni pak të lodhur dhe nën stres, për shkak të ngarkesës në punë dhe angazhimeve të shumta.…

9 hours ago

Adriatik Lapaj shtron darkën e Vitit të Ri poshtë zyrës së Ramës: Në orën 12:00 ju pres në shesh

Në një natë si kjo ku të gjithë festojnë pranë njerëzve të tyre të zemrës, Adriatik Lapaj i cili prej…

9 hours ago

441 mijë thirrje në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi!

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore u bëri sot thirrje qytetarëve që të festojnë me përgjegjësi dhe kujdes për jetën tyre…

10 hours ago