Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i ka përcjellë ngushëllimet e tij familjes Pira pas vdekjes tragjike të të riut Aron Pira, i cili humbi jetën në një aksident.
None found
Haliti deklaroi se Komuna e Vitisë ndan dhimbjen me familjarët, të afërmit, miqtë dhe të gjithë personat që e kanë njohur Aronin në këtë periudhë të rëndë zie.
“E nderuara familja Pira,
Pas humbjes së më të dashurit tuaj, Aron Pira, i cili u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti tragjik, në emër të Komunës së Vitisë dhe në emrin tim personal ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta e më të thella.
Në këto momente të mbushura me dhimbje, pikëllim dhe mërzi, jemi pranë jush, familjarëve, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Aronin dhe jetuan çaste me të.
Vdekja e papritur e një të riu përbën një dhimbje të jashtëzakonshme për familjen, por edhe për mbarë komunën tonë.
Ju uroj të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe. Kujtimi i Aronin, i jetës dhe i mirësisë së tij, qoftë gjithmonë i pranishëm në zemrat tuaja.”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke e cilësuar arritje…
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen e Aleksandër…
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen e Aleksandër…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke e cilësuar arritje…
Gjykata Supreme e Brazilit ka urdhëruar një zgjatje dy-orëshe të votimit në zgjedhjet presidenciale, të cilat fillimisht ishin planifikuar të…
Ervin Salianji ka reaguar pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku Lista Studentore ka siguruar epërsi ndaj forcës…